LAJMI I FUNDIT:

ORA kërkon qartësimin e rolit të EULEX-it

ORA kërkon qartësimin e rolit të EULEX-it

Partia Reformiste ORA ka ngritur çështjen e qartësimit të rolit dhe kompetencave të EULEX-it, UNMIK-ut dhe institucioneve tona.

Kryetarja Teuta Sahatqija theksoi se Eulexi është mision i derivuar nga negociatat e gjata, mision i cili ka mandat të ndryshëm nga mandati i UNMIK-ut, mision që ka ardhur i mirëpritur në vendin tonë me ftesë të institucioneve tona me qëllim për të përforcuar sundimin e ligjit.

Mirëpo kanë mbetur gjëra të pasqaruara rreth funksionimit të tij, kompetencave dhe raportit të Eulexit dhe institucioneve tona, u tha në mes tjerash në konferencë të ORA-s.

Në fund të konferencës zyrtarët e ORA-s dhanë disa rekomandime për Qeverinë dhe institucionet, në mënyrë që të nisë një politikë më proaktive për të zhvilluar ekonominë dhe eliminuar pengesat nga shtetet fqinje si Serbia dhe Bosnja. /RTK/