LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova po i thellon humbjet në siguri

Haradinaj: Kosova po i thellon humbjet në siguri

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar sërish kritika në adresë të qeverisë. Kësaj radhe ai është fokusuar në aspektin e sigurisë dhe rreziku që eventualisht mund t'i kanoset Kosovës nga strukturat destabilizuese.

Haradinaj ka thënë: "Kosovës po i shkaktohen humbje serioze në siguri të cilat krijojnë hapësirë për elemente destabilizuese, për elemente që mund të jenë dhe ta kenë origjinën në Kosovë, por edhe ato që mund ta kenë për synim Kosovën për destabilizim”.

Kreu i AAK së ka kritikuar qeverinë edhe për vonesa të pajustifikueshme në themelimin e Agjencisë së Inteligjencës dhe atë të kreut të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se vonesat po shkaktojnë humbje direkte në sigurinë në vend dhe nxjerrin në vështirësi akterët tjerë të sigurisë në Kosovë.

Haradinaj gjithashtu ka vlerësuar se qasja e Kryeministrit ndaj Policisë ka qenë degraduese. Ai ka thënë: "është vërrejtë tendenca e kryeministrit dhe kolegëve të tij me e obligu policinë në qëndrime që janë partiake. Kjo tendencë dhe një lloj lufte për kuadro të PDK-së, ka qenë më e hershme por ka ardhë në shprehje tani”.


E njëjta qasje sipas Haradinajt ka vazhduar edhe me gjyqësorin që sipas tij rezulton me humbjet e besimit në gjyqësor. Haradinaj ka mohuar po ashtu që zëdhënësi në largim i Policisë Veton Elshani të ketë lidhje me partinë e tij. /rtv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Kalo në kategori