LAJMI I FUNDIT:

SHBA dhe BE hedhin poshtë propozimin e Rusisë

SHBA dhe BE hedhin poshtë propozimin e Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e BE-së, anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë refuzuar iniciativën ruse për miratimin e deklaratës presidenciale në Këshillin e Sigurimit, sipas së cilës - Serbia dhe Kosova do të inkurajoheshin për t’i vazhduar bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës, ka bërë të ditur ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad.

"Mendojmë se mundësia e bisedimeve për statusin final të Kosovës është shterur, dhe se, nuk ka bazë për këtë deklaratë presidenciale”, u ka thënë Khalilzad gazetarëve në New York, pas konsultimeve që janë zhvilluar për hapat që duhet ndjekur në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për këtë çështje, që është caktuar më 19 dhjetor.

"Tash është koha që Këshilli i Sigurimit të sjell vendim – përndryshe ky proces do të bartet jashtë OKB-së”, ka thënë Khalilzad, duke vlerësuar se shanset për marrëveshje të fuqive botërore janë minimale, marrë parasysh se Rusia tashmë njëherë e ka hedhur poshtë propozimin perëndimor për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, sipas planit të Martti Ahtisaarit.

Khalilzad po ashtu ka vlerësuar se propozimi rus për vazhdimin e bisedimeve, është i pakuptimtë, duke marrë parasysh faktin se, Treshja ndërmjetësuese e Grupit të Kontaktit, gjatë 120 ditëve të bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i ka shterur të gjitha mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje të tillë.


Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, ka deklaruar se u ka dorëzuar ambasadorëve të shteteve në OKB, elementet e propozimit për deklaratën presidenciale, sipas së cilës, Serbia dhe Kosova inkurajohen për vazhdimin e bisedimeve.

Për miratimin e një dokumenti të tillë kërkohet pajtimi i të gjithë 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sidoqoftë, ambasadorët e shteteve anëtare të KS të OKB-së, as pas shumë orëve të konsultimeve të mbrëmshme, nuk kanë arritur të merreshin vesh për formatin e mbledhjes së 19 dhjetorit, që i kushtohet raportit të Treshes ndërkombëtare për bisedimet 120 ditëshe për statusin e ardhshëm të Kosovës, të zhvilluara në mes të Prishtinës e Beogradit.

Konsultimet do të vazhdojnë edhe sot, po në selinë e OKB-së në New York.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori