LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Treshes për Kosovën sot në tryezën e Ban Ki-Moonit

Raporti i Treshes për Kosovën sot në tryezën e Ban Ki-Moonit

Raporti i Treshes Ndërkombëtare për statusin e Kosovës do t’i dorëzohet sot, sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, tri ditë përpara afatit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja, të cilat deklarojnë se kreu i Kombeve te Bashkuara, më datë 10 dhjetor do të jetë në Bali, ku po zhvillohet konferenca ndërkombëtare për ndryshimet e klimës.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm Ki-Moon, pranon se pret që Treshja t’i raportojë se nuk është arritur asnjë marrëveshje për statusin e Kosovës. Siç bën të ditur Zëri i Amerikës, ai lë të kuptohet se, OKB po mendon për hapat e ardhshëm që duhen marrë.

Washingtoni ndërkaq e thekson nevojën e bashkërendimit me Bashkimin Evropian, ndërsa ekspertë që janë marrë për një kohë të gjatë me Ballkanin, flasin për skenarë të ndryshëm, që do të pasonin shpalljen e pavarësisë nga Kosova. (News24)