LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë po përgatiten për situatën e pas 10 dhjetorit

Të gjithë po përgatiten për situatën e pas 10 dhjetorit

Data e përfundimit të bisedimeve shtesë mes Prishtinës e Beogradit, për statusin e Kosovës, po ofron kurse sinjalet për gjetjen e një zgjidhjeje duket se nuk ekzistojnë. Për këtë, palët e përfshira, po shikojnë secila mënyrën e veprimit në këtë rast.

Liderët politikë kosovarë kanë paralajmëruar se nuk do të presin gjatë pas 10 dhjetorit, për shpalljen e pavarësisë, sepse nuk shohin ndonjë mundësi marrëveshje gjatë takimit të fundit treditor, që mbahet prej 26 e deri më 28 nëntor, në Vjenë.

Por edhe Beogradi është duke i bërë përgatitjet e tij në rast se Kosova shpallë pavarësinë e njëanshme, siç e quajnë zyrtarët serbë. Kryeministri Koshtunica e ka mbledhur kabinetin e tij dhe u ka dhënë urdhër të gjithë ministrive të paraqesin plan veprimi ne rast te pavarësisë së Kosovës. Sipas tyre, baza e veprimit do të jetë mbrojtja e pakicës serbe në Kosovë. Tashmë ka indikacione për jetësimin e strukturave paralele për serbët e Kosovës.

Edhe Bashkimi Evropian është duke planifikuar dërgimin e misionit civil në Kosovë edhe pa një vendim të KS. Ky lajm është kumtuar nga vetë ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier, i cili tha ka thënë se punohet për të pasur një bazë të fortë ligjore që të mundësohet misioni civil i BE-së në Kosovë.


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori