LAJMI I FUNDIT:

Çështja e Kosovës trajtohet në Berlin e Paris

Çështja e Kosovës trajtohet në Berlin e Paris

Në kuadër të samitit franko-gjerman që do të mbahet sot në Berlin, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nicolas Sarkozy, pritet të diskutojnë edhe për çështjen e Kosovës.

Kancelarja gjermane sapo është kthyer nga një vizitë në SHBA, ku është takuar me presidentin amerikan, George Bush. Edhe homologu i saj Sarkozy, gjatë javës së kaluar ka takuar presidentin amerikan, ndërsa pas të dy këtyre takimeve, është thënë se, qëndrimi amerikan është në një vijë me atë francez, respektivisht gjerman, sa i përket çështjes së Kosovës.

Një takim tjetër i rëndësishëm, ku do të preket çështja e statusit të Kosovës, është ai që do të zhvillohet sot në Paris, ku ministri francez i Punëve të Jashtme, Bernard Kouchner, pret në takim shefen e diplomacisë greke, Dora Bakoyannis.