LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Do të ecim përpara në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare

Sejdiu: Do të ecim përpara në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare

Institucionet e Kosovës, pas përfundimit të bisedimeve shtesë Prishtinë-Beograd, më 10 dhjetor, do ta bëjnë hapin e tyre te duhur, por në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, ka thënë sot, presidenti Fatmir Sejdiu, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Irlandës, Dermot Ahern.

"Ne do të bëjmë veprime të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare dhe para së gjithash me vendet që kanë ndihmuar Kosovën dhe mbështesin atë në ecjen e saj. Ne kemi bërë punë të madhe, dhe do të bëjmë edhe veprime të mëvonshme në interes të ecjes së mëtejshme të Kosovës", ka thënë presidenti Sejdiu.

Sipas Sejdiut, pas 10 dhjetorit, mbeten vetëm pak ditë të proceseve të nevojshme që mund t’i ketë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB së, për konsultime dhe të merret një vendim për statusin.

Ndërkaq, ministri Ahern ka than se, ka ardhur në Prishtinë për t’u informuar për së afërmi me atë se çfarë thonë njerëzit në terren sepse, tha ai, do të ketë vendime të rëndësishme në BE, dhe gjithashtu në Irlandë, duke e pasur parasysh faktin për një prezencë të madhe ushtarake në Kosovë. "Dua të them se do të dëshironim që Ballkani Perëndimor të jetë një vend stabil, duke e ditur faktin se ka një perspektivë evropiane që ne e mirëpresim dhe duam që të sigurohemi se do të ecë përpara në një mënyrë pozitive dhe, siç tha edhe presidenti, do të ketë vendime të rëndësishme dhe ne duhet të informohemi mirë në mënyrë që t’i marrim vendimet e duhura".


Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori