LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Edhe pas 100 vitesh bisedime s’do të ketë marrëveshje

Thaçi: Edhe pas 100 vitesh bisedime s’do të ketë marrëveshje

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtari i Ekipit të Unitetit, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se është i pamundshëm kompromisi, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, për statusin e ardhshëm të Kosovës, si dhe e ka hedhur poshtë propozimin e ofruar prej Beogradit që të përdoret modeli i Hong Kongut si zgjidhje për Kosovën.

"Edhe 100 vjet po të bisedonim me serbët, nuk do të arrinim kurrfarë kompromisi. Beogradi pret që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë. Qëndrimi ynë ka mbetur i pandryshuar. Është dëshirë dhe e drejtë e jona që Kosova të bëhet e pavarur”, ka thënë Thaçi për gazetën “Presse”.

Duke folur për modelin e Hong Kongut, Thaçi ka thënë se kjo ide, sikur edhe të tjerat, nuk paraqesin risi – por janë të bazuara në modelet e vjetra – me qëllim të shtyrjes së zgjidhjes.

"Kosova është rast specifik, dhe askush nuk guxon dhe nuk mund të propozojë modele të dështuara, siç është ai i Qipros. Ky është modeli i konfliktit të ngrirë”, ka thënë Thaçi, duke hedhur poshtë edhe modelin e bashkësisë të ish-republikave sovjetike dhe marrëveshjen në mes të dy Gjermanive, të vitit 1972.


Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori