LAJMI I FUNDIT:

Kush po prodhon frikë në Kosovë?

Kush po prodhon frikë në Kosovë?

Edhe pse situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, megjithatë, ajo është e ndjeshme për shkak të ndikimit të disa faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Kështu ka vlerësuar në debatin sotëm me temë "Siguria në Kosovë - kush po prodhon frikë në Kosovë" të mbajtur në Çagllavicë, Burim Ramadani, zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ramadani ka thënë se procesi i definimit të statusit të Kosovës është duke ndikuar direkt në çështjen e sigurisë. Me këtë rast dominon frika tek qytetarët për të ardhmen e Kosovës. Ai tha se janë një varg sfidash me të cilat ballafaqohen institucionet e Kosovës. “Në Kosovë ekzistojnë dy grupe jashtë institucionale, ndërkohë që në Serbin fqinje ekzistojnë autoritetet institucionale dhe një grup ilegal që më deklarata të ndryshme ndikojnë në ndjeshmërinë e sigurisë në Kosovë”, ka vlerësuar Ramadani.

Ndërkaq, shefi i Komisionit Parlamentarë për siguri, Naim Maloku, ka thënë se janë tri sfida kryesore që ndikojnë në frikësimin e njerëzve si, statusi i pazgjidhur, zgjedhjet e 17 nëntorit dhe gjendja sociale e cila është e rënd dhe paraqet sfidë për sigurinë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i UNDP-së, Anthony Cleland Wellch, zyrtarë të SHPK-ës dhe nënkryetarja e Këshillit Nacional Serb, Rada Trajkoviq.


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kalo në kategori