LAJMI I FUNDIT:

Ischinger nuk heqë dorë nga synimi i tij

Ischinger nuk heqë dorë nga synimi i tij

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, nuk ka hequr dorë nga synimi që, propozimin e tij për rregullimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë – sipas modelit të dy Gjermanive të vitit 1972 – t’ia imponoj treshes ndërmjetësuese, përkundër paralajmërimit të Beogradit se do ta refuzojë këtë propozim nëse gjendet në tavolinën e bisedimeve.

Siç bëjnë të ditur mediat serbe, që thirren në burimet diplomatike, gjatë rundit të ri të bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, më 5 nëntor në Vjenë, do të bëhet më e qartë nëse Ischinger, përndryshe përfaqësues i BE-së, në Treshen e grupit të Kontaktit, do të arrijë të sigurojë mbështetjen edhe të dy përfaqësuesve të tjerë të Treshes – amerikanit, Frank Wisner, dhe rusit, Alexander Kharchenko, për synimin e tij.