LAJMI I FUNDIT:

Plassnik: Është koha për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Plassnik: Është koha për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Ursula Plassnik, ka deklaruar se, çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës duhet të zgjidhet sa më parë. "Është koha për zgjidhje. Banorët kanë pritur mjaft", ka deklaruar ajo para gazetarëve në Vjenë, ku ka shtuar se qëllimi i BE-së, nuk mund të jetë krijimi i një konflikti të ngrirë, në mes të Evropës.

Ajo nuk ka dashur të përgjigjet lidhur me qëndrimin e disa shteteve të Bashkimit Evropian karshi problemit të Kosovës. "BE-ja nuk do të lejojë që dikush ta përçajë atë”, ka porositur Plassnik, duke rikujtuar se, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, në Këshillin e Sigurimit, kishin përkrahur rezolutën që mbështetej në planin e të dërguarit të OKB-së, Martti Ahtisaari.

Njëkohësisht, ajo ka thënë se Serbia, sikur edhe Kosova, duhet të kenë perspektivë afatgjate evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kalo në kategori