LAJMI I FUNDIT:

Sërish shtrenjtohet çmimi i bukës – 1 bukë 45 centë

Sërish shtrenjtohet çmimi i bukës  – 1 bukë 45 centë

Në gjithë Kosovën prej të premtes, një bukë do të kushtojë 45 centë. Mungesa e mjaftueshme e miellit në vend dhe ngritja e çmimit të grurit dhe e miellit në Kosovë ka shtyrë Shoqatën e furrtarëve që të marrë një vendim të tillë, ka bërë të ditur televizioni Kohavision.

Mullinjtë e Kosovës deri tash janë furnizuar me grurë kryesisht nga Vojvodina. Por, duke e parë mungesën, shteti serb e ka ndaluar shitjen. Furrtarët kërkojnë nga qeveria që të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim.

Ndërkohë në mbledhjen e djeshme qeveria fare nuk ka diskutuar për këtë çështje. Qeveria konsideron se ngritja e çmimit të grurit po ndodh në tërë botën dhe Kosova nuk mund t’i shpëtojë këtij trendi.