LAJMI I FUNDIT:

Dobbins: Kosova e pavarur brenda kufijve të sotëm

Dobbins: Kosova e pavarur brenda kufijve të sotëm

Kosova do të jetë e pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm, thotë James Dobbins, drejtor i Qendrës për Politikat Ndërkombëtare të Sigurimit dhe Mbrojtjes në korporatën RAND.

Ish ndihmës-sekretari i Shtetit, ish-këshilltar i posaçëm i presidentit dhe sekretarit të Shtetit për Ballkanin, një nga autoritetet e Washingtonit për çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se as qeveria e Serbisë dhe as qeveria e Kosovës nuk kanë propozuar dhe as janë të predispozuara të pranojnë ndryshimin e kufijve.

Lidhur me zhvillimin e mëtutjeshëm të ngjarjeve në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës, Dobbins, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë: “Nëse Kosova dhe Serbia ndjekin rrugë të ndryshme dhe Kosova shpall pavarësinë, shumica e vendeve të Evropës do ta njihnin atë, po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara dhe eventualisht pjesa më e madhe e vendeve të tjera të botës, por jo Serbia, dhe kështu këto dy vende nuk do të kenë marrëdhënie”.

Prandaj, sipas tij, varet nga Serbia nëse do t’i përmbahet qëndrimit të saj – por të ketë marrëdhënie me Kosovën, ose të mos ketë fare marrëdhënie me Kosovën.


Dobbins ka shprehur mendimin e tij se, autoritetet e Kosovës duhet të përfshijnë pjesën më të madhe të planit Ahtisaari në strukturën pas pavarësisë, që sipas tij, do të ishte një nga kushtet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ata kanë qenë të gatshëm ta pranojnë Planin Ahtisaari dhe besoj se edhe aktualisht janë të angazhuar ndaj tij. Besoj se ky kusht do të plotësohet dhe si rezultat Shtetet e Bashkuara dhe shumica e qeverive të tjera do ta njohin pavarësinë e Kosovës”, është shprehur ai.

Ndërsa lidhur me ndarjen e mundshme të Kosovës, e cila sipas disa analistëve nuk përjashtohet, eksperti amerikan është shprehur: “Unë mendoj se Kosova do të jetë e pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm. Besoj se as qeveria e Serbisë dhe as qeveria e Kosovës nuk kanë propozuar dhe as janë të predispozuara të pranojnë ndryshimin e kufijve”.

“Kosova nuk do të pranonte të hiqte dorë nga zonat e populluara me shumicë serbe, në qoftë se ato nuk do të shkëmbeheshin me zonat me shumicë shqiptare në Serbi. Edhe serbët nga ana e tyre nuk janë të gatshëm ta pranojnë një shkëmbim të tillë. Prandaj unë nuk shikoj asnjë bazë për shkëmbim territoresh dhe përshtatje kufijsh. Mendoj se eventualisht Kosova do të njihet nga të dy shtetet brenda kufijve të tanishëm dhe zonave me popullatë serbe do t’u krijohen kushte të posaçme”, ka thënë ndër të tjera ai. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori