LAJMI I FUNDIT:

Simon: Kosova do të jetë e pavarur por jo në kufijtë e saj të sotëm

Simon: Kosova do të jetë e pavarur por jo në kufijtë e saj të sotëm

Jeffrey Simon, analist në Institutin e Studimeve Strategjike Kombëtare, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes thotë se Kosova do të jetë e pavarur, qoftë nëpërmjet negociatave ose shpalljes së njëanshme të pavarësisë, por jo në kufijtë e saj të sotëm.

Megjithatë Simon, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, paralajmëron kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë, ose veprimeve të tjera të njëanshme, që mund të shërbejnë si shembull për akte të ngjashme në Maqedoni, në Republikën serbe të Bosnjës dhe në disa rajone të tjera në ish territorin e Bashkimit Sovjetik.

I pyetur nëse sheh ndonjë zgjidhje të ndërmjetme mes qëndrimeve diametralisht të kundërta të Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Simon është shprehur: “Po. Në fakt e shikoj të mundshme një zgjidhje tjetër dhe kjo është se më në fund ne do të kemi një Kosovë që do të jetë e pavarur, por jo një Kosovë me territorin e saj të sotëm”.

“Qoftë nëpërmjet negociatave ose qoftë nëpërmjet shpalljes së njëanshme të pavarësisë apo veprimeve të tjera të njëanshme, territori i sotëm i Kosovës në veri të Lumit Ibër të mos jetë pjesë e një Kosove të pavarur”, është shprehur ai. /VoA/