LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Ministrave të BE-së do të diskutojë për Kosovën

Këshilli i Ministrave të BE-së do të diskutojë për Kosovën

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian në Luksemburg do të diskutojë për Kosovën me ç'rast përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Javier Solana do të njoftojë ministrat e BE-së me rezultatet e raundit të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit e cila u mbajt të dielën në Bruksel.

Shefat e diplomacive të BE-së, siç është cekur në dokumentin përgatitës të cilin duhet ta miratojnë, do të bëjnë thirrje në Beogradin e Prishtinën për të arritur zgjidhjen me kompromis dhe të pajtueshme për statusin e ardhshëm të Kosovës.