LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Specialja: Prokuroria ka përfunduar prezantimin e provave – rasti nuk është përmbyllur

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Specialja: Prokuroria ka përfunduar prezantimin e provave – rasti nuk është përmbyllur

Zëdhënësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë mbajtën një konferencë për media për të raportuar mbi zhvillimet e procesit ndaj ish krerëve të UÇK-së, ku ishin të pranishëm gazetarë nga Prishtina.

Ata informuan se Prokuroria ka përfunduar zyrtarisht prezantimin e provave në gjykatë, por nuk e ka mbyllur ende rastin.

Sipas tyre, seanca e ardhshme është caktuar për 23 prill.


Zëdhënësja e Gjykatës Speciale ka thënë se në gjykatë kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, kurse 117 me shkrim, përcjell Telegrafi.

“Nga ajo që dimë është se Prokuroria ka konfirmuar se kanë përfunduar me prezantimin e provave, por nuk e kanë mbyllur rastin zyrtarisht. Seanca e radhës është caktuar më 23 prill. Prokuroria deri atëherë do ta përfundojë rastin…125 dëshmitarë kanë qenë, dhe 117 kanë dëshmuar vetëm me shkrim. 206 ditë të gjykimit, dhe 150 viktima”, tha ajo.

Griep shtoi se gjyqtarët e Dhomave të Specializuara sigurojnë një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, duke nënvizuar se ata janë të angazhuar për të zbatuar një kod etik.

Ndërsa, zëdhënësi tjetër, Michael Doyle, u shpreh se qytetarët e Kosovës duhet të besojnë se Specialja sjell vendime të drejta, dhe se vendimi i gjyqtarëve bazohet vetëm në prova.

Ai gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që viktimat dhe dëshmitarët të mund të japin dëshmi në një mjedis të sigurt dhe të dinjitetshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeprokurori i Ferizajt: Sipas dyshimeve të para, motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

Kryeprokurori i Ferizajt: Sipas dyshimeve të para, motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

Lajme
Policia e Prokuroria me detaje për operacionin në Kaçanik: Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Policia e Prokuroria me detaje për operacionin në Kaçanik: Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Lajme
Hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Hoxha: Në mesin e të arrestuarve edhe një ish-pjesëtar i FSK-së

Hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Hoxha: Në mesin e të arrestuarve edhe një ish-pjesëtar i FSK-së

Lajme
Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Lajme
Disa të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik, dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal

Disa të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik, dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal

Lajme
Maqedonci: Citova kryeministrin kroat për përfshirjen e Bullgarisë në marrëveshjen trilaterale

Maqedonci: Citova kryeministrin kroat për përfshirjen e Bullgarisë në marrëveshjen trilaterale

Lajme
Kalo në kategori