LAJMI I FUNDIT:

Pesëshja dhe MVP i xhiros së 26-të në Superligë

Pesëshja dhe MVP i xhiros së 26-të në Superligë

Vëllaznimi, fitues i Ligës Unike, sërish triumfoi pas vazhdimeve, kësaj radhe në javën e 26-të të ProCredit Superligës ndaj Borës.

Paraqitje të jashtëzakonshme dhuroi Jericole Hellems ndaj prishtinasve me 42 pikë, duke shtuar edhe tri kërcime e tri asistime, ku e kishte indeksin 36 apo më të lartin e kësaj xhiro. Ai shpallet MVP i javës pas kësaj super paraqitje.

Një ndeshje mjaft të mirë zhvilloi edhe Don Polloshka me 17 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime. Kjo paraqitje e Donit vjen pas asaj super paraqitje në finalen e Ligës Unike ndaj Sigal Prishtinës.


Një ndeshje shumë të mirë zhvilloi edhe Lis Shoshi i Golden Eagle Yllit. Në fitoren ndaj Bashkimit, qendra e Kosovës kishte 17 pikë, 11 kërcime e katër asistime.

Peja triumfoi bindshëm ndaj Sigal Prishtinës me 30 pikë dallim (100:70), kurse te vendasit më i dalluari ishte Benas Griciunas me 18 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.

Kampionia Trepça fitoi ndaj vendit të fundit, Proton Cable Prizrenit, ku te vendasit shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, derisa Mikaile Tmusiq e mbylli ndeshjen me 15 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime, duke hyrë në Top 5 e kësaj jave.

MVP

Jericole Hellems (Vëllaznimi) 42 pikë, 3 kërcime, 3 asistime, 36 indeksi

Top 5

Jericole Hellems (Vëllaznimi) 42 pikë, 3 kërcime, 3 asistime, 36 indeksi

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 17 pikë, 11 kërcime, 4 asistime, 25 indeksi

Benas Griciunas (Peja) 18 pikë, 11 kërcime, 3 asistime, 23 indeksi

Mikaile Tmusiq (Trepça) 15 pikë, 4 kërcime, 6 asistime, 22 indeksi

Don Polloshka (Vëllaznimi) 17 pikë, 5 kërcime, 9 asistime, 22 indeksi

Në trend Sport

Më shumë
Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Ndërkombëtare
Ancelotti iu drejtua me disa fjalë të forta lojtarëve të tij para sfidës ndaj Arsenalit

Ancelotti iu drejtua me disa fjalë të forta lojtarëve të tij para sfidës ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

Serie A
Dita e ndeshjeve kthyese çerekfinale, mësohen dy gjysmëfinalistët e parë në Ligën e Kampionëve

Dita e ndeshjeve kthyese çerekfinale, mësohen dy gjysmëfinalistët e parë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

La Liga
Ish-ylli i Interit dhe Bayernit parashikon se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale

Ish-ylli i Interit dhe Bayernit parashikon se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori