LAJMI I FUNDIT:

​Irfan Lipovica emërohet drejtor i Akreditimit, i dyshuar në rastin e rezervave shtetërore

​Irfan Lipovica emërohet drejtor i Akreditimit, i dyshuar në rastin e rezervave shtetërore

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj emëroi Irfan Lipovicën, drejtor i përgjithshëm të Akreditimit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Lipovica ishte arrestuar në vitin 2023, si i dyshuar në rastin e rezervave shtetërore. Më pas ishte liruar nga paraburgimi po atë vit për t’u mbrojtur në liri.

Asnjë masë disiplinore nuk ndërmerret ndaj zyrtarëve të arrestuar të Ministrisë së Industrisë
Lexo po ashtu Asnjë masë disiplinore nuk ndërmerret ndaj zyrtarëve të arrestuar të Ministrisë së Industrisë

Ministrja Rozeta Hajdari para kabinetit qeveritar dha arsyetimin e propozimit së Lipovicës për drejtor t[ Akreditimit në MINT.


“Akreditimi si një proces me rëndësi të lartë për ekonominë vërteton cilësinë dhe besueshmërinë e institucioneve dhe bizneseve, pasi që përmes këtij procesi vlerësohet përputhshmëria e produkteve dhe të proceseve e shërbimeve me standarde ndërkombëtare e vendore duke garantuar kështu që ato të ofrojnë nivel të lartë të cilësisë…”, tha ajo.

Telegrafi i ka shkruar Qeverisë së Kosovës për të marr një qëndrim lidhur me emërimin e Lipovicës, pasi i njëjti është në hetime.

Sipas saj, procesi i përzgjedhjes së kësaj pozite është zhvilluar në mbështetje të legjislacionit në fuqi.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi emëroi edhe Ridvan Hoti, zëvendësdrejtorit Ekzekutiv për Trajtim të Burgosurve në Shërbimin Korrektues te Kosovës.