LAJMI I FUNDIT:

Asnjë masë disiplinore nuk ndërmerret ndaj zyrtarëve të arrestuar të Ministrisë së Industrisë

Asnjë masë disiplinore nuk ndërmerret ndaj zyrtarëve të arrestuar të Ministrisë së Industrisë

Marrjen e masave disiplinore ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, e kanë kërkuar nga shoqëria civile, pasi të njëjtit janë në paraburgim për dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga IKD-ja thonë se për pezullimin nga puna për dy zyrtarët që kanë funksione publike, do duhet të vendos gjykata me kërkesë të prokurorisë.

Departamenti për rezerva shtetërore dhe ai për integrime evropiane në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, kanë mbetur pa drejtorë tash e një javë.


Kjo pasi Hafiz Gara e Irfan Lipovica u arrestuan nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Por, se kush po udhëheq me këto dy drejtori derisa drejtorët e tyre gjenden në paraburgim, nuk dihet.

Ministria nuk është përgjigjur në lidhje me këtë dhe nëse kanë ndërmarrë ndonjë masë disiplinore ndaj të arrestuarve nga Prokuroria Speciale.

Në Lëvizjen FOL, thonë se ministria është dashur t’i përballë të njëjtit me masa disiplinore sipas ligjit dhe jo të merren në mbrojtje nga pushteti.

“Sipas nenit 46 si kjo shkelje e rendë, gjithashtu pason me 4 veprime të tjera, si shkelje disiplinore, që është largimi nga shërbimi civil, pra largimi nga puna dhe gjithashtu janë edhe 3 masa të tjera, që do duhej të u shqiptoheshin këtyre dy zyrtarëve e që është masa vërejtje dhe është gjithashtu ndalimi, për ngritje detyre për 5 vite dhe gjithashtu ulja e pagës 20 deri në 50 për qind, pra asnjërën nga këto masa nuk i kemi parë që janë shqiptuar”, ka thënë Viona Bunjaku.

Afera e rezervave shtetërore: Avokatura Shtetërore më 2 gusht ushtroi padi ndaj kompanive turke dhe polake
Lexo po ashtu Afera e rezervave shtetërore: Avokatura Shtetërore më 2 gusht ushtroi padi ndaj kompanive turke dhe polake

Megjithatë, Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se me Kodin e ri të Procedurës Penale, vendimin për suspendimin nga puna ndaj zyrtarëve publik mund ta marrë gjykata me kërkesë të Prokurorisë.

“Në rastin konkret në këtë fazë përderisa jemi sipas ligjit për zyrtarët publik, dhe kodin e ri të procedurës penale çështja e suspendimit nuk është më çështje e institucionit, mirëpo është çështje e gjykatës, dhe nëse prokurori në bazë të kërkesës së prokurorit të shtetit, ka dyshime të arsyeshme që është kryer një prej veprave penale që përcaktohet në rastin konkret korrupsioni, krim organizuar etj, dhe ka dyshim se zyrtari i caktuar do të ndikojë në hetim, më pastaj gjykata mund ta lëshoj vendimin për pezullim nga marrëdhënia e punës, deri në momentin kur merret një vendim”, thotë Gzim Shala – Hulumtues në IKD.

Në Prokurorinë Speciale, e në Gjykatën në Prishtinë nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës nëse është bërë një kërkesë e tillë.

Hafiz Gara e Irfan Lipovica, u arrestuan më 18 gusht, pas një bastisje disa orëshe nga policia e prokuroria, nën dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore. Për këtë në pranga u vu edhe biznesmeni Ridvan Muharremi, i cili është i afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Ministrja Rozeta Hajdari e kryeministri Albin Kurti, u kanë dalë në mbrojtje të arrestuarve, duke hedhur akuza ndaj sistemit të drejtësisë./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori