Pas raportimeve se në Shqipëri është ndaluar importi i mishit të pulës nga Brazili, për shkak të dyshimit të prezencës së “Salmonella Typhimurium”, edhe Kosova ka ngritur masat e kontrollit në dy nivele.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi.
Sipas tij, AUV-i ka lëshuar urdhëresë për kontrollin kufitarë, që të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili të dërgohen për testim mikrobiologjik.
“Menjëherë pas publikimit të lajmit në Shqipëri, mbi dyshimet e ngritura për prezencë të ‘Salmonella Typhimurium në fileto pule të importuar nga Brazili’. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar urdhëresë për kontrollin kufitarë, që të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili të dërgohen për testim mikrobiologjik, duke përfshirë tipizimin për llojet Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis. Ngarkesat e mostruara sipas procedurës qëndrojnë të bllokuar deri në nxjerrje të rezultateve të analizave. Po ashtu në kontrollin e brendshëm bazuar në vlerësim të analizës se rrezikut, janë inspektuar disa pika shitëse, ku përveç kontrollit është bërë edhe marrja e mostrave”, ka thënë Thaçi.
Tutje ai theksoi se është kontaktuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, nga të cilët kanë marrë konfirmim se nuk ka pasur ri-eksporte të produkteve të dyshuara nga Shqipëria për në Kosovë.
“Nga të gjitha linjat e komunikimit me konsumator apo institucionet shëndetësore deri me tani nuk kemi pranuar ndonjë njoftim lidhur me dyshime se ndonjë qytetar ka pasur indikacione shëndetësore të lidhura me konsum të mishit të pulës. Për të siguruar konsumatorët tonë ne kemi ngritur masat e kontrollit në dy nivelet. Po merren mostrat për testim, në momentin qe lëshohen rezultatet nga laboratori, ato do të komunikohen për publikun”, tha ai.
Po ashtu siç deklaroi Thaçi, deri më tani nuk ka asnjë argument apo rezultat laboratorik që dëshmon për prezencë të “Salmonella Typhimurium” në fileto pule të importuar origjina Brazil “gjithçka është vetëm në nivelin e dyshimeve”.
Zëdhënësi Thaçi theksoi se AUV është duke ndërmarrë veprimet për të hequr dyshimet e ngritura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qeveria ndan mbi 5 milionë euro për zhvillim rajonal, kulturë dhe punësim

DhTIK i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve

IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët

Qysh me u vesh si zotni në sezonin e dasmave?

Fillo verën me melodinë e valëve të detit në Shëngjin duke investuar në Holiday In 2!

IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët

Qeveria ndan mbi 5 milionë euro për zhvillim rajonal, kulturë dhe punësim

DhTIK i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve

Vizitoni shtandin e Telegrafit në Expo Real 2025 - Zbuloni të rejat dhe platformat promovuese për rritjen e biznesit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë