LAJMI I FUNDIT:

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Redaktori i gazetës Atlantic, Jeffrey Goldberg, tha se nuk e ka përfunduar raportimin mbi bisedën mes zyrtarëve të administratës së presidentit amerikan, Donald Trumpit.

Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, dërgoi planet e luftës për sulmet e ardhshme ushtarake në Jemen në një bisedë grupi në Signal që përfshinte gazetarit e gazetës Atlantic, Jeffrey Goldberg, i cili ishte futur gabimisht në grup nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz.

Trump sulmon gazetën që u përfshiu në bisedën sekrete të administratës amerikane: Ajo është drejt falimentimit
Lexo po ashtu Trump sulmon gazetën që u përfshiu në bisedën sekrete të administratës amerikane: Ajo është drejt falimentimit

Kur u pyet nga CNN nëse do të publikojë informacion shtesë mbi mesazhet e grupit lidhur me sulmin e fundit ushtarak në Jemen, tani që zyrtarët kanë pohuar se asgjë në bisedë nuk ishte e klasifikuar, Goldberg u përgjigj se “thjesht po vazhdoj raportimin tim. Më shumë TK.” (TK është një shkurtim gazetaresk për “to come”, që nënkupton se më shumë informacion do të vijë).


Fillimisht, Goldberg vendosi të mos publikojë disa detaje nga biseda, përfshirë informacionin mbi objektivat e sulmeve të ndarë nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, me arsyetimin se materiali ishte shumë konfidencial dhe mund të rrezikonte personelin ushtarak.

Hegseth që atëherë ka pohuar se “askush nuk po shkëmbente plane lufte përmes mesazheve”, ndërsa disa zyrtarë të administratës kanë vënë në dyshim besueshmërinë e Goldbergut, duke ngritur pyetje nëse ai do të zbulojë më shumë përmbajtje nga biseda.

Pas gafës së zyrtarëve të administratës Trump, reagon shefi i CIA-s
Lexo po ashtu Pas gafës së zyrtarëve të administratës Trump, reagon shefi i CIA-s

Ndër të tjera, Goldberg duhet të marrë parasysh edhe pasojat ligjore të publikimit.

Si një nga anëtarët e raportuar të grupit në Signal, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, ka deklaruar së fundmi në një çështje tjetër se “çdo publikim i paautorizuar i informacionit të klasifikuar është shkelje e ligjit dhe do të trajtohet si i tillë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Amerika

"Një frikë që nuk do ta harrojë kurrë", një burrë po lante dritaret e një rrokaqiell kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin

Azia
Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez - e quan hajn

Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez - e quan hajn

Serbia
Një tërmet i madh me magnitudë 7.1 godet brigjet e Tongës, shkakton  paralajmërim për kërcënim nga cunami

Një tërmet i madh me magnitudë 7.1 godet brigjet e Tongës, shkakton  paralajmërim për kërcënim nga cunami

Australia
Po pushonin në pishinën e hotelin luksoz në Bangkok, momenti kur tërmeti shkatërrues godet dhe krijon valë të mëdha

Po pushonin në pishinën e hotelin luksoz në Bangkok, momenti kur tërmeti shkatërrues godet dhe krijon valë të mëdha

Azia
​Brnoviq është ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi

​Brnoviq është ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi

Serbia
Kalo në kategori