LAJMI I FUNDIT:

Trump sulmon gazetën që u përfshiu në bisedën sekrete të administratës amerikane: Ajo është drejt falimentimit

Trump sulmon gazetën që u përfshiu në bisedën sekrete të administratës amerikane: Ajo është drejt falimentimit

Një gazetar mori informacione të ndjeshme rreth sulmeve ushtarake amerikane në Jemen.

Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, dërgoi planet e luftës për sulmet e ardhshme ushtarake në Jemen në një bisedë grupi në Signal që përfshinte gazetarin e gazetës Atlantic, Jeffrey Goldberg, i cili ishte futur gabimisht në grup nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz.

Kërkohet shkarkimi i Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së pas skandalit me publikimin e mesazheve
Lexo po ashtu Kërkohet shkarkimi i Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së pas skandalit me publikimin e mesazheve

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër gazetën gjersa tha se ajo është drejt falimentimit.


“The Atlantic? Ajo është një revistë që po shkon drejt falimentimit. Jo një e mirë. Nuk di asgjë për këtë” u tha ai gazetarëve.

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, gjithashtu reagoi – dhe i mohoi të gjitha. “Kam dëgjuar se si po e shtrembërojnë këtë histori. Askush nuk po dërgonte mesazhe për plane ushtarake”, tha Hegseth.

Ai gjithashtu sulmoi Jeffrey Goldberg të The Atlantic – gazetarin që pretendoi se ishte shtuar aksidentalisht në një bisedë të nivelit të lartë.

Skandal në administratën Trump, publikohen mesazhet ku zëvendëspresidenti amerikan thotë se "e urren ta shpëtojnë Evropën përsëri"
Lexo po ashtu Skandal në administratën Trump, publikohen mesazhet ku zëvendëspresidenti amerikan thotë se "e urren ta shpëtojnë Evropën përsëri"

Hegseth e quajti atë një “gënjeshtar, i diskredituar plotësisht dhe i ashtuquajtur gazetar”.

Zbulimi, me implikimet e tij të qarta për sigurinë kombëtare, ka shkaktuar tronditje në qarqet diplomatike dhe politike dhe shumë prej tyre kanë kërkuar hetime se si erdhi gabimi, ndërsa të tjerë kanë kërkuar masa disiplinore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Korrupsion në NATO, arrestime në Belgjikë dhe Holandë

Korrupsion në NATO, arrestime në Belgjikë dhe Holandë

Evropa
Sigurimi i Radoiçiqit shkaktoi aksident me fatalitet në Serbi - i kërkuari për sulmin terrorist në Banjskë mbi ligjin

Sigurimi i Radoiçiqit shkaktoi aksident me fatalitet në Serbi - i kërkuari për sulmin terrorist në Banjskë mbi ligjin

Serbia
Nisin bisedimet e drejtpërdrejta Ukrainë-Rusi në Stamboll

Nisin bisedimet e drejtpërdrejta Ukrainë-Rusi në Stamboll

Turqia
Përfundojnë bisedimet e drejtpërdrejta në Stamboll - Rusia me kërkesa të parealizueshme

Përfundojnë bisedimet e drejtpërdrejta në Stamboll - Rusia me kërkesa të parealizueshme

Evropa
Procesi i Berlinit mbetet prioritet, por Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin

Procesi i Berlinit mbetet prioritet, por Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin

Botë
Trump vlerëson ‘kulturën e pabesueshme’ të Islamit teksa zbath këpucët dhe bën një vizitë të rrallë presidenciale në një xhami në Abu Dhabi

Trump vlerëson ‘kulturën e pabesueshme’ të Islamit teksa zbath këpucët dhe bën një vizitë të rrallë presidenciale në një xhami në Abu Dhabi

Botë
Kalo në kategori