LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria e mbyll pjesën e parë me avantazh të dyfishtë ndaj Andorrës falë Rey Manajt

Shqipëria e mbyll pjesën e parë me avantazh të dyfishtë ndaj Andorrës falë Rey Manajt

Kombëtarja e Shqipërisë po avancon me rezultat 2-0 ndaj Andorrës pas 45 mintuave të parë në ‘Air Albania Stadium’.

Ndeshja që po zhvillohet në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Botërorin e vitit 2026, u dominua totalisht nga Kuqezinjtë.

Si në posedimin e topit ashtu edhe në atë të krijimit të rasteve, të besuarit e Sylvinhos ishin superior ndaj kundërshtarëve.


Për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë u përkujdes Rey Manaj i cili në minutën e nëntë realizoi me kokë për rezultatin 1-0.

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën
Lexo po ashtu Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Ai nuk u ndal më kaq dhe vetëm 10 minuta më vonë realizoi sërish, kësaj radhe pas asistimit të Armando Brojës për rezultatin 2-0.

Manaj pati një mundësi për të realizuar het-trik qysh në pjesën e parë, por portieri mysafir Iker Alvarez bëri një pritje për t’ia mohuar atë.

Vlen të theksohet se në këtë takim u vërejt një prezencë jo aq e madhe e tifozëve në krahasim me ndeshjet e kaluara të Shqipërisë si vendas./Telegrafi/