Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup pas fitores ndaj Bournemouth si mysafir me rezultat 2-1. 

Më të filluar ndeshja, Man City fitoi penallti, por nga pika e bardhë Erling Haaland nuk ia arriti të shënojë. 


Në anën tjetër, në rastin e parë të mirë, Bournemothu shënoi, kur Justin Kluivert asistoi te Evanilson që shënoi për 1-0. 

Qytetarët u ngjallën në pjesën e dytë, ku pas një aksioni të bukur, Erling Haaland nga afër gjeti rrjetën për 1-1. 

Në minutën e 63-të, Man City mori epërsinë, me Omar Marmoush që shënoi për 2-1. 

Me këtë fitore, Man City kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me Nottinghamin. /Telegrafi/