LAJMI I FUNDIT:

United i gatshëm ta lejoj largimin e Onanas në verë

United i gatshëm ta lejoj largimin e Onanas në verë

E ardhmja e portierit Andre Onana te Manchester United është në pikëpyetje.

Manchester United është i përgatitur të lejojë portierin Andre Onana të largohet për në Arabinë Saudite në fund të sezonit.

Sipas The Sun, trajneri i United, Ruben Amorim, nuk do t’i qëndrojë pengesë 28-vjeçarit kamerunian, i cili nuk ka arritur ta bindë atë me paraqitjet e tij këtë sezon.


Tifozët e Man Utd nuk mund ta besojnë atë që bëri Andre Onana në ndeshjen e Kamerunit
Lexo po ashtu Tifozët e Man Utd nuk mund ta besojnë atë që bëri Andre Onana në ndeshjen e Kamerunit

Për më tepër, United tashmë ka identifikuar disa zëvendësues të mundshëm për Onanën.

Portieri i Parmas, Zion Suzuki është në krye të listës së dëshirave, derisa në listë është edhe Gregory Kobel.

Djajtë e Kuq synojnë që nga shitja e Onanas në Arabinë Saudite të fitojnë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/