LAJMI I FUNDIT:

I dehur e godet me shishe qelqi viktimën – arrestohet i dyshuari në Zubin Potok

I dehur e godet me shishe qelqi viktimën  – arrestohet i dyshuari në Zubin Potok
Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zubin Potok, ku një person është arrestuar pas dyshimit për lëndim të rëndë trupor.

I dyshuari, në gjendje të dehur ka goditur viktimën mashkull kosovar me një shishe qelqi, në një kafiteri.

Pasi është goditur, viktima ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e shkaktuara, ndërkohë që për ngjarjen është njoftuar policia.


Si rezultat i hetimeve dhe provave të mbledhura, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën penale të lëndimit të rëndë trupor. /Telegrafi/