Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë që importonte kokainë nga portet evropiane, është goditur nga policia.
19 persona janë akuzuar, mes tyre edhe një 90-vjeçar që bënte rolin e korrierit.
Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 persona. Trafiku drejtohej me anë të komunikimeve në SKY ECC, me mesazhe të koduara, kurse krerët e grupit ishin dy shqiptarë, xhaxha dhe nip, që drejtonin njëri nga Barcelona në Spanjë dhe tjetri nga Bolonja në Itali.
Banda bëhet përgjegjëse për trafikun e rreth gjysmë toni drogë kokainë dhe hashash, me vlerë tregu të paktën 5 mln euro. Paratë e fituara riinvestoheshin në Shqipëri.
Operacioni u zhvillua mes policisë italiane dhe partnerëve evropianë. Pesë persona, 4 me kombësi shqiptare dhe një me kombësi tuniziane, të gjithë të moshës nga 30 deri në 50 vjeç, janë arrestuar më 19 mars.
Sipas policisë, pesë të arrestuarit dyshohet se kishin importuar drogë nga Holanda. Vetëm në periudhën prill-nëntor 2020, grupi dyshohet se ka sjellë në Itali 41,5 kilogramë kokainë, 76,5 kilogramë marihuanë dhe 280 kilogramë hashash. Vlera ekonomike e këtyre ngarkesave të lëndëve narkotike, sipas vlerësimeve të policisë, mund të llogaritet në 5 milionë euro.
Të enjten, pesë personat u identifikuan në qytete të ndryshme midis Spanjës dhe Italisë dhe u arrestuan falë Skuadrave Lëvizëse të Rimini, Treviso e Verona dhe Udyco të Madridit.
Nënkomisarja dhe zëvendësdrejtoresha e policisë Natalia Riga, tha se hetimi ishte i gjatë dhe kompleks.
Vështirësia më e madhe ishte dekriptimi i komunikimeve të koduara midis anëtarëve të grupit kriminal, të cilët përdornin ‘kriptofona’ të ofruara nga rrjeti i komunikimit Sky Ecc.
Ndryshimet mund të kenë të bëjnë me mikrofonat apo sensorët GPS brenda telefonave të cilët hiqen dhe që në fakt mbrojnë përdoruesin nga përgjimet e mundshme.
Aktiviteti hetimor i referohet një periudhe kohore midis prillit dhe nëntorit 2020. Në atë kohë, policia nuk kishte mjetet për të deshifruar bisedat e anëtarëve të grupit kriminal. Pika e kthesës erdhi në vitin 2021, kur forcat policore në Belgjikë, Holandë dhe Francë arritën të ‘hakojnë’ sistemin. Zyra e Prokurorit Publik të Bolonjës më pas mundi të merrte çelësin e deshifrimit dhe filloi të ‘përkthejë’ mesazhet e përdoruesve nën hetim.
Një vështirësi tjetër ishte lidhja e pjesëve të enigmës. Në fakt, të vetmit elementë në dispozicion të hetuesve ishin mesazhet, videot dhe fotot – dhe informacionet brenda tyre – të shpërndara mes anëtarëve të grupit kriminal.
Në fakt, hetuesit rindërtuan identitetin e anëtarëve të grupit falë informacionit që ata ndanë me njëri-tjetrin, si ku jetonin apo makinën që drejtonin. Në mënyrë të ngjashme, i njëjti model u ndoq për trafikun e drogës: ndoshta një subjekt do të dërgonte një foto të një ngarkese kokaine, ndërsa një tjetër do të fliste për një dërgesë specifike që mund të përputhej me foton e ndarë nga anëtari tjetër i grupit.
Lënda narkotike – kryesisht kokainë – importohej në Bolonjë nga korrierë që e fshihnin drogën brenda kamionëve dhe këtu shitej me pakicë. Pjesa më e madhe e parave përfundoi në Shqipëri, ku u riinvestuan për të blerë më shumë drogë me shumicë. Policia ka sekuestruar 15 mijë euro cash, rreth 9 mm fishekë, dy makina dhe materialin për paketimin e drogës.
Kreu i grupit kriminal u identifikua si një burrë rreth të dyzetave, me origjinë shqiptare, i cili gjatë hetimeve ishte banues në provincën e Bolonjës. Ai vendosi gjithçka: përcaktonte importet dhe cilësinë e drogës, zgjidhte korrierët dhe kush do t’i transportonte paratë në Shqipëri, ku më pas riinvestoheshin, informon media italiane.
Gjatë hetimeve, ai u largua nga Italia, duke u zhvendosur në provincën e Barcelonës, ku u arrestua dje.
Më pas komanda e bandës kaloi në duart e nipit të tij, gjithashtu me origjinë shqiptare, banues në provincën e Bolonjës, i cili komandën e bandës e ‘trashëgoi’ nga xhaxhai i tij.
Më pas dy persona përfunduan në burgun e Bolonjës, nipi i kreut të grupit kriminal dhe njeriu me kombësi tuniziane, banues në provincën e Bolonjës. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPPS: Dënojmë çdo akt dhune ndaj punonjësve në qendrat për punë sociale dhe ndërmerr masa për sigurimin e mbrojtjes së tyre

Anulohet seanca për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski

Vrasjet e tri ditëve të fundit, Krasniqi: Nuk mund të heshtim – shteti duhet të zgjohet

Investimet në ushtri, Kurti premton se mandatin e ardhshëm do të ndajë 1 miliard euro

"Ishte mysafir në restorant", familjari i të vrarit në Prishtinë thotë se i ndjeri u kap aksidentalisht nga plumbat

Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

Maloku në Hagë: Është e vështirë ta kuptosh UÇK-në, Ushtri që u ngrit prej popullit të robëruar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?