LAJMI I FUNDIT:

Banorët zbuluan prostitucionin, si kolumbiania mashtronte vajzat me punësim në Tiranë

Banorët zbuluan prostitucionin, si kolumbiania mashtronte vajzat me punësim në Tiranë

Hyrjet dhe daljet e shpeshta dhe të dyshimta që 44 vajzat kolumbiane të hetuara për ushtrim prostitucioni në Tiranë, por edhe të klientëve të tyre bënë që banorët e kompleksit të pallateve që ato merrnin banesa me qira në Airbnb të ankoheshin në Policinë e Tiranë.

Mbi bazën e këtij denoncimi, sektori i Antitrafiqeve zbuluan edhe skemën e mirëorganizuar nga një 47-vjeçare po nga Kolumbia që dërgonte vajzat në vendin tonë dhe i shfrytëzonte për prostitucion.

A2 CNN raporton se organizatorja e këtij aktiviteti, Gabriela Martinez vijon të jetë në kërkim nga policia bashkë me 2 persona të tjerë. Ndërsa nga 11 urdhër arrestet që u lëshuan në total, u ekzekutuan të premten vetëm 8 prej tyre.


Por si funksiononte skema e krijuar prej saj?

Hetuesit zbuluan në sajë të 5 muajve hetime se 47-vjeçarja kolumbiane kishte një agjenci udhëtimesh në shtetin ku jetonte dhe nëpërmjet mashtrimeve rekrutonte vajza të moshës 18 deri në 35 vjeç për t’i sjellë në Shqipëri për punësim. Pasi investonte tek to me operacione plastike, u kërkonte që shuma deri në 4 mijë euro t’i kthehej sërish pas.

Disa prej vajzave kolumbiane, raporton A2 CNN, regjistroheshin në faqet online të eskortave të luksit, ku gjendeshin dhe klientët. Pagesat që ata bënim varionin nga 200 deri në 250 euro. Paratë që vajzat fitonin, ia jepnin 47-vjeçares, dhe sapo shlyhej borxhi, shumat e tjera të fituara ndahej po mes tyre.

Aktivitetin kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit Gabriela Martinez e drejtonte nga Kolumbia dhe në vendin tonë kishte lidhur kontakte me persona të besueshëm, që prisnin vajzat dhe krijonin kushtet e përshtatshme për to, si dhe u dërgonin paratë 47-vjeçares, në disa raste edhe nëpërmjet Bitcoin.

Nga hetimet ka rezultuar se në vitin 2023, Gabriela Martinez kishte ardhur në vendin tonë dhe ishte takuar me taksistin Esmerald Sulollarin.

Pasi ai u arrestua në celularin e tij u gjendën edhe bisedat mes tyre.

E përfshirë në këtë aktivitet ishte edhe një oficere krimesh e komisariatit numër 4. Anisa Brahaj, siguronte 47-vjeçaren se në ambientet që ushtrohej prostitucion nuk do të kishte kontrolle, madje nëse ndonjë prej vajzave do të shoqërohej në polici, do të ndërhynte për liruar

Në trend Lajme

Më shumë
Investimet në ushtri, Kurti premton se mandatin e ardhshëm do të ndajë 1 miliard euro

Investimet në ushtri, Kurti premton se mandatin e ardhshëm do të ndajë 1 miliard euro

Lajme

"Ishte mysafir në restorant", familjari i të vrarit në Prishtinë thotë se i ndjeri u kap aksidentalisht nga plumbat

Lajme
Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

Kronika e Zezë
“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Lajme
Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

Kronika e Zezë
Maloku në Hagë: Është e vështirë ta kuptosh UÇK-në, Ushtri që u ngrit prej popullit të robëruar

Maloku në Hagë: Është e vështirë ta kuptosh UÇK-në, Ushtri që u ngrit prej popullit të robëruar

Drejtësi
Kalo në kategori