Takime të ndara e diskutime, por opozita ende pa diçka konkrete për një bashkëpunim rreth qeverisë së re.
Formimi i ekzekutivit nga partitë opozitare është vështirë i mundshëm thonë analistët – përkundër takimeve pas zgjedhjeve, të liderëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan KosovaPress.
Ata vlerësojnë se “për shkak të egove personale” do të jetë e vështirë arritja e një kompromisi ndërmjet tyre “edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon ta formojë qeverinë, si partia fituese e zgjedhjeve”.
Madje sipas tyre, më shumë ka mundësi që kryeministri aktual, Albin Kurti “t’i përçajë opozitarët duke e përfshirë ndonjërën në koalicion sesa opozita të bëhet bashkë”.
Krahas kësaj, Lëvizja Vetëvendosje kritikohet për ngurrimin e nisjes së diskutimeve për formimin e qeverisë së re dhe “tendencën që përmes ankesave të zvarritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit”.
Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind, transmeton KosovaPress.
Në bazë të këtyre shifrave, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-Nisma 8 si dhe komunitetet jo shumicë 20 deputetë.
Përkundër se janë bërë më shumë se 1 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje – si parti fituese ende s’ka nisur diskutimet për formimin e qeverisë së re. Në anën tjetër, në PDK, kandidati për kryeministër Bedri Hamza është shprehur i gatshëm që nëse i vjen radha ta formojë qeverinë nga pozita e dytë.
Ai së bashku me liderin e partisë, Memli Krasniqi, gjatë kësaj jave kanë zhvilluar takime të ndara me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Mirëpo, përkundër këtyre takimeve, profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress se tri partitë e kanë humbur çështjen e konkretizimit të një platforme të përbashkët që do të rezultonte në formimin e qeverisë së ardhshme, përcjellë KosovaPress.
“[PDK, LDK, AAK] e kanë humbur çështjen e konkretizimit të opozitë bërjes dhe platformës sesi do të duhej. Këto egot e ballkanikëve janë shumë të çuditshme prandaj nuk besoj në ndonjë pikë përmbajtjesore se ku mund të ecin tutje. Më shumë besoj se LVV-ja mund t’i sfidojë me hapjen e koalicionit sesa partitë opozitare mund të bëjnë diçka bashkë”, thotë Arifi.
Skeptik për formimin e qeverisë nga partitë opozitare është edhe analisti, Dorajet Imeri, i cili thotë për KosovaPress se problemi kryesor qëndron te LDK-ja e cila “heziton të përfshihet në koalicion pa pasur pozitën e kryeministrit”.
“S’ka ndonjë shpresë se me rreshtimet aktuale do të ketë një lëvizje të madhe të partive të mëdha politike, sidomos me qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët kanë betonuar edhe qëndrimin paraprak se nuk hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Po ashtu, pretendojnë se do të duhet të ishin ata që udhëheqin qeverinë me çdo koalicion tjetër, në rastin tonë me PDK-në dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkaq, siç thonë nuk mund të hyjnë në koalicion pa një marrëveshje për presidentin. Sipas kësaj i bie që ata në asnjë rrethanë nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës”, thekson ai.
Në PDK, LDK dhe AAK janë shprehur kategorik kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo më i hapur për bashkëpunim është shprehur lideri i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili do të ketë tre deputetë në Kuvend.
Në lidhje me këtë, Imeri shton se pikërisht Nisma e Fatmir Limajt mund të jetë “partneri i ardhshëm i LVV-së” për formimin e qeverisë.
“Rezultati zgjedhor aktual nuk është se prodhon ndonjë qartësi se kush mund të jenë partnerët e Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar qeverinë. Natyrisht duhen dy deri në tre deputetë për të konfirmuar një shumicë të re parlamentare dhe do të jetë një detyrë me intensitet për Lëvizjen Vetëvendosje që të sigurojë një mbështetje të tillë”, shton Imeri.
Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve ende nuk ka nisur diskutimet për formimin e qeverisë së re. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, javë më parë për KosovaPress tha se një gjë e tillë do të ndodh porsa të certifikohen zgjedhjet e 9 shkurtit.
Mirëpo vonesat për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, analisti Dritëro Arifi ia faturon Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shfrytëzuar mekanizmat ligjorë për të kontestuar rezultatin e votave me postë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Aktualisht, LVV-ja ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme, pasi paraprakisht Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar pretendimet e tyre.
Sipas Arifit një gjë e tillë po ndodh pasi LVV-ja po dëshiron të blejë kohë derisa të sigurojë shumicën parlamentare prej 61 deputetëve.
“Lëvizja Vetëvendosje po dëshiron që të blejë kohë. Blerja e kohës i konvenon Vetëvendosjes prandaj nuk po nguten me formimin e qeverisë dhe të parlamentit. Njëkohësisht e krijojnë një paqartësi se kush do të formojë qeverinë, prandaj kjo është një presion te palët që kërkojnë të hyjnë në koalicion. Është një presion që nuk shihet në publik, por te palët të cilat janë të interesuara. Kjo do të krijojë një presion që të ulin pazarin se kush çka mund të bëjë. Është një taktikë që LVV-ja e shfrytëzon shumë mirë”, thotë Arifi.
KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare më 15 mars.
Hapi tjetër, pas shpalljes së rezultateve është certifikimi i tyre, me të cilin nis edhe rrjedhja e afateve zyrtare për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Paketa e Maleve” në Shqipëri, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë zero taksa për 10 vjet

MPB: Vazhdojnë hetimet për zjarrin në Koçan, konfiskohen pajisje elektronike dhe dokumente financiare

Ndalohet një person në Ferizaj nën dyshimin se dhunoi një vajzë të mitur

Investimet në ushtri, Kurti premton se mandatin e ardhshëm do të ndajë 1 miliard euro

Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Vrasjet e fundit në Kosovë, Kurti i bën thirrje organeve të drejtësisë që të hetojë rastet me seriozitet

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?