Edhe pse ty të duhet një grua e shenjës së Dashit në jetë, ajo vetë nga ana tjetër mund ta jetojë jetën e vetme, pa njeri pranë, më lehtë se çdo lloj gruaje tjetër që mund të kesh takuar
Por, kjo nuk i bën gratë e shenjës së Dashit të mos duan romancën dhe dashurinë. Ato gjithmonë do të kenë nevojë për heroin e ëndrrave të tyre që t’u fitojë zemrën, edhe pse kokëfortësia e tyre s’do i lejonte ta pranonin këtë kurrë me zë të lartë.
Sipas grave të shenjës së Dashit, t’i bësh gjërat vetë është mënyra më e shpejtë për t’i realizuar ato. Të udhëhequra nga Marsi, ato janë të vendosura të marrin rolin e lidereve, të jenë të parat për të vepruar dhe kjo përfshin edhe të bërit lëvizjen e parë në një marrëdhënie dashurie ndonjëherë.
Duhet të jesh shumë i/e kujdesshëm në lidhje me lëvizjet që duhet të bësh me një vajzë apo grua të shenjës së Dashit. Ajo dëshiron të jetë lidere në lidhjen e dashurisë. Para se ta mbërthesh nga beli dhe ta puthësh, duhet të sigurohesh që i ke fituar zemrën. Ndryshe, mund të të japë një goditje të fortë dhe të largohet si një sorkadhe e frikësuar. Një grua e tillë duhet të jetë krenare për ty, që të të dashurojë.
Ajo e vendos të dashurin e saj në piedestal, duke pritur që ai të qëndrojë aty si një imazh i përsosmërisë. Asnjëherë mos e kritiko të dashurin, bashkëshortin, ose fëmijët e një gruaje Dash, nëse do të njihesh me tërbimin e saj.
Ajo është shumë e aftë për të qenë kërkuese, egoiste dhe e hidhur me fjalët nëse ti i prish planet shpresëdhënëse. Megjithatë, ajo mund të jetë dhe e butë, e devotshme dhe bashkëpunuese; gjithmonë të vlerëson pozitivisht.
Gruaja Dash kërkon me këmbëngulje lirinë absolute, si para dhe pas martesës. Duhet të kesh besim absolut, kudo që shkon dhe në çdo gjë që bën, edhe pse ajo nuk do të ketë gjithmonë atë lloj besimi tek ti. Kjo nuk është aq e keqe sa tingëllon, sepse kjo grua do jetë plotësisht besnike, pasi bëhet e jotja.
Si një grua shtëpie, ajo mund të jetë shumë ndihmuese edhe pse nuk do të jetë nga ato gra që do të preferojë të rrijë në shtëpi, sepse çdo shtëpi është shumë e vogël për energjinë e saj krijuese. Rrallë do ta dëgjosh të ankohet për sëmundje apo lodhje. Por kur të ketë dhimbje, do të presë nga ti shumë mirëkuptim dhe mbështetje.
Mbaj pasionin dhe romancën gjallë në martesë, ose një grua e shenjës së Dashit do të jetë e pakënaqur. Dashi nuk humbet kohë duke u përpjekur të ndryshojë situatat e pakëndshme, prandaj kjo mund të çojë në ndarje të nxituara ose në divorce impulsive.
Gruaja Dash do të të ndihmojë të gjesh iluzionet e humbura dhe do të ketë një besim të madh në të gjitha ëndrrat e tua. Nuk ke ndonjë ëndërr? Atëherë mund të marrësh hua prej saj. Ka shumë për të të dhënë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përse nuset e bartin vellon: Kur të dëgjoni arsyen, do të befasoheni!

Sa herë në javë duhet të ushtroni për t’i vërejtur rezultatet

Të gjitha vijat zhduken: Kjo përzierje garanton shkëlqim të pllakave të qeramikës!

Pesë shenjat e horoskopit që do të jenë më me fat këtë pranverë

Tableta për larjen e enëve në tualet? Ekspertët shpjegojnë se për çfarë mund ta përdorni

Horoskopi pranveror zbulon se çfarë ju sjellin muajt e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?