Kompania kineze e teknologjisë, Huawei, është në qendër të një hetimi për korrupsion nga autoritetet belge, çka ka bërë që grupi evropian i lobimit teknologjik, DigitalEurope, të pezullojë anëtarësimin e saj. Vendimi vjen pasi prokurorët belgë hapën një hetim mbi dyshimet për korrupsion.
Në një deklaratë të enjten, DigitalEurope tha se është në dijeni të akuzave serioze ndaj Huaweit, sipas raportimeve të Politico.
“Marrim shumë seriozisht sjelljen etike në biznes dhe përputhshmërinë me ligjin. Si një masë paraprake, anëtarësimi i Huaweit është pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në deklaratë.
Grupi i lobimit, i cili përfshin kompani teknologjike dhe shoqata kombëtare teknologjike për të ndikuar në vendimmarrjen e Bashkimit Evropian, shtoi se qasja e kompanisë në grupet e ndjeshme të punës tashmë është kufizuar.
Pezullimi pasoi një bastisje nga policia belge në zyrën kryesore të lobimit të Huaweit në Bruksel, si dhe kontrolle në zyrat e Parlamentit Evropian dhe mbi 20 lokacione në Belgjikë dhe Portugali.
Hetuesit po shqyrtojnë pretendimet për “korrupsion aktiv në Parlamentin Evropian”, tha Prokuroria Federale Belge të enjten e kaluar, duke shtuar më vonë se ryshfeti i dyshuar përfshinte Huawein.
Katër persona u akuzuan të martën për korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Një person i pestë u akuzua për pastrim parash dhe u lirua me kushte të caktuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FBI paralajmëron: Mos përdorni këto faqe - po vjedhin të dhënat

Rrëfimi i njeriut me një çip të implantuar në trurin e tij - i cili mund t'i përkthejë mendimet në komanda kompjuterike

Kjo është video-loja e re më e kërkuar!

Teknologji që kishte munguar - iPhone 17 po vjen me një ndryshim në ekran që nuk e ka asnjë telefon tjetër bazë

"Zogu" është shitur për gati 35 mijë dollarë
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?