LAJMI I FUNDIT:

Erdogan reagon për herë të parë pas arrestimit të kryetarit të Stambollit – shpërthejnë protestat anembanë Turqisë

Erdogan reagon për herë të parë pas arrestimit të kryetarit të Stambollit – shpërthejnë protestat anembanë Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka adresuar situatën aktuale në vend, duke përfshirë arrestimin e kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Në një mesazh në platformën e mediave sociale X, ai tha se Turqia nuk do të dorëzohet përpara asaj që ai e përshkroi si “terrorizëm rrugor”.

“Në vend që të ndjekë hapat e organizatave të margjinalizuara të majta dhe hajdutëve që plaçkitin bashkitë, Ozgur Ozel (lideri i opozitës CHP) duhet të dëgjojë njerëzit e mençur dhe të përgjegjshëm rreth tij dhe të veprojë në mënyrë të përgjegjshme. Ata që nuk dyshojnë për abdesin e tyre, nuk do të dyshojnë as për namazin e tyre”, tha lideri turk.


"Pamjet e numërimit të parave në parti", shkaktar edhe për arrestimin e kryetarit të Stambollit
Lexo po ashtu "Pamjet e numërimit të parave në parti", shkaktar edhe për arrestimin e kryetarit të Stambollit

Ai shtoi se opozita duhet t’ia shpjegojë disa gjëra popullit turk.

“Po të mundni të mbrojmë të gjitha vjedhjet, korrupsionin, imoralitetin dhe rendin mafioz që është krijuar në bashki, dilni dhe shpjegoni atë popullit. Po të keni guximin, po të mundeni ta përballoni, dilni dhe shpjegoni shumat e mëdha të parave kombit”, tha ai.

Erdogan theksoi se, nëse ata nuk mund ta bëjnë këtë, nuk duhet të shqetësojnë paqen e qytetarëve.

“Po të mos mundeni, mos e shqetësoni paqen e qytetarëve tanë me të qara, britma, terrorizëm nëpër rrugë apo provokime ndaj të rinjve. Mos hidhni hije mbi atmosferën shpirtërore të Ramazanit të shenjtë. Mos u angazhoni në veprime për të cilat do të turpëroheni më vonë”, tha presidenti turk.

Imamoglu me video-adresim për arrestimin e tij: Jemi përballë një dhune të madhe
Lexo po ashtu Imamoglu me video-adresim për arrestimin e tij: Jemi përballë një dhune të madhe

Në fund, Erdogan dërgoi një mesazh për qytetarët e Turqisë.

“Ashtu siç nuk jemi dorëzuar kurrë para terrorizmit rrugor dhe vandalizmit, nuk do të dorëzohemi as tani. Zoti e ruajt vendin tonë dhe popullin tonë nga çdo lloj mundimi dhe veprimet e kolonës së pestë”, përfundoi Erdogan.

Ndërkohë në disa qytete të shtetit turk kanë shpërthyer protestat me kërkesën e vetme – lirimin e kreut të qytetit të Stambollit.

Ndryshe, Imamgolu u arrestuar për disa vepra penale, duke përfshirë edhe korrupsionin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kompania gjermane e armatimit promovon

Kompania gjermane e armatimit promovon "murin e dronëve" në krahun lindor të NATO-s

Evropa
Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Botë
Përfundon takimi i radhës mes delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës në Arabinë Saudite - ministri ukrainas sjell detaje

Përfundon takimi i radhës mes delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës në Arabinë Saudite - ministri ukrainas sjell detaje

Botë
Gjermania do të investojë 1 trilion euro - por si dhe ku?

Gjermania do të investojë 1 trilion euro - por si dhe ku?

Evropa
Gjithnjë e më shumë vende evropiane po lëshojnë paralajmërime për udhëtimet në SHBA

Gjithnjë e më shumë vende evropiane po lëshojnë paralajmërime për udhëtimet në SHBA

Amerika
Vendi ka caktuar tashmë një datë zgjedhjesh për një kryeministër të ri - këta janë liderët e partive kryesore të Kanadasë

Vendi ka caktuar tashmë një datë zgjedhjesh për një kryeministër të ri - këta janë liderët e partive kryesore të Kanadasë

Botë
Kalo në kategori