LAJMI I FUNDIT:

Mospajtime pas zgjedhjeve: Çfarë po ndodh në LDK?

Mospajtime pas zgjedhjeve: Çfarë po ndodh në LDK?

Pasi u renditën të tretët në zgjedhjet e 9 shkurtit, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës janë shfaqur pakënaqësi dhe kërkesa për ndryshime në udhëheqje. Por, kush po e mbron dhe kush po kërkon largimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe reformë në kryesi?

Në zgjedhjet e nëntë shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 18 për qind të votave.

LDK-ja u rendit e treta pas lëvizjes Vetëvendosje që doli e para dhe Partisë Demokratike të Kosovës që zuri vendin e dytë.


Me këto vota, LDK-ja siguroi vetëm 20 deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. Por rezultati jo i kënaqshëm shkaktoi mospajtime dhe kërkesa për ndryshimin e udhëheqjes në parti. Avdullah Hoti, anëtar i kryesisë dhe një nga figurat e rëndësishme të LDK-së, kërkoi publikisht ndryshime.

Ai kritikoi mënyrën se si LDK-ja bëri opozitë, si dhe riorganizimin dhe programin me të cilin garoi në zgjedhjet nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, që haptas tha se merr përgjegjësinë për rezultatin.

“Përgjegjësinë për këtë rezultat e marr në tërësi unëedhe për fushatën, edhe për drejtimin e partisë dhe do t’i japë llogari vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës”, kishte deklaruar Abdixhiku.

Megjithatë, Abdixhiku nuk i është përgjigjur kërkesave të fundit të ish-kryeministrit Hoti.
Në mbrojtje të tij doli nënkryetarja Doarsa Kica Xhelili.

“Së pari, Lumir Abdixhiku nuk ka shumë që është votuar si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës unanimisht. Së dyti, Lumir Abdixhiku duke qenë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka arritur për gati 70  për qind Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Kica Xhelili në Tv Dukagjini.

Hoti kritikoi Abdixhikun dhe strukturat e larta udhëheqëse të LDK-së edhe për favorizimin e figurave të caktuara dhe për mënjanimin e njerëzve të rëndësishëm të partisë.

I zëshëm kundër udhëheqjes aktuale u shpreh edhe ish-kryetari i Podujevës, ish-deputeti dhe ish-ministri Agim Veliu, i cili nuk u përfshi në listën zgjedhore të IX shkurtit

“Renditjen e ka bërë vetë, renditje skandaloze ka qenë, duke lënë, ta zëmë, Avdullah Hotin, ish-kryeministrin e LDK-së, figurën e LDK-së, të 13-tin, kryetarin e grupit parlamentar të 14-tin”, ka deklaruar Veliu në Debat Plus.

Pakënaqësitë e Hotit dhe Veliut u shprehën pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, që u mbajt më 10 mars.
Në këtë mbledhje, e cila zgjati më shumë se 5 orë, u raportua edhe për anëtarë të tjerë të Kryesisë që kërkuan ndryshime.

Por pas mbledhjes, Abdixhiku tha se ka mbështetje dhe se do ta vazhdojë punën për rritjen e LDK-së./Radio Evropa e Lirë/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Kronika e Zezë
“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

Lajme

"Avullimin e 166 mijë eurove", avokati i ish-arkëtarit të BIK hedh dyshime për përfshirjen e familjarëve të krerëve të BIK-ut

Lajme
Sfida e radhës e Policisë, aplikacioni që po tregon vendndodhjen e tyre

Sfida e radhës e Policisë, aplikacioni që po tregon vendndodhjen e tyre

Lajme
Musabelliu: Për 5 vite në Shqipëri u konfiskuan dhe sekuestruan mbi 180 milionë euro të fituara nga veprat penale

Musabelliu: Për 5 vite në Shqipëri u konfiskuan dhe sekuestruan mbi 180 milionë euro të fituara nga veprat penale

Lajme
Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët: Rrisni rrogat, ose mbeteni pa punëtorë

Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët: Rrisni rrogat, ose mbeteni pa punëtorë

Lajme
Kalo në kategori