Zyrtarët doganorë gjermanë kanë konfiskuar një cisternë që transportonte 100 mijë ton naftë (me vlerë rreth 40 milionë euro), e cila sipas tyre është pjesë e “flotës së fshehtë” të Rusisë që shkel sanksionet, raportoi të premten revista javore Der Spiegel.
Anija Eventin, e cila lundron nën flamurin e Panamasë, ishte nisur nga porti rus i Ust-Luga-s për në Egjipt përmes Detit Baltik kur pësoi një defekt në motor dhe humbi aftësinë për t’u manovruar.
Më 12 janar, tre anije shpëtimi gjermane e shoqëruan Eventin drejt ujërave pranë ishullit Ruegen, afër brigjeve të Sassnitz-it.
Që nga fundi i shkurtit, anija është listuar nga BE-ja si pjesë e “flotës së fshehtë” të Rusisë, shkruan reuters.
Gjermania mori zyrtarisht pronësinë e Eventin pasi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave lëshoi një urdhër konfiskimi të premten e kaluar, sipas Der Spiegel.
Sipas Berlinit, ky veprim “jashtëzakonisht i ashpër” është një sinjal për Moskën që Gjermania “nuk po qëndron duarkryq” përballë tranzitit të naftës ruse përmes Detit Baltik, shtoi publikimi.
Autoritetet gjermane tani po shqyrtojnë mënyrën më të sigurt për të shkarkuar naftën bruto nga anija, si dhe për të vendosur se çfarë do të ndodhë me vetë mjetin lundrues.
Ministria e Financave e Gjermanisë refuzoi të komentojë mbi konfiskimin e raportuar, duke përmendur “masat doganore në vazhdim ose situatën e caktuar të politikës së sigurisë”, raportoi Der Spiegel.
Pas incidentit të muajit janar, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, kritikoi Rusinë për “rrezikimin e sigurisë evropiane jo vetëm me luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës, por edhe me cisternat e saj të amortizuara”.
Rusia është mbështetur në cisterna me pronësi të paqartë dhe pa sigurime të duhura për të vazhduar eksportet e saj të naftës, pasi vendet perëndimore vendosën një embargo dhe një ndalim shërbimesh ndaj industrisë së saj të naftës në përgjigje të pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Përfundon takimi i radhës mes delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës në Arabinë Saudite - ministri ukrainas sjell detaje

Gjermania do të investojë 1 trilion euro - por si dhe ku?

Gjithnjë e më shumë vende evropiane po lëshojnë paralajmërime për udhëtimet në SHBA

Trump tregon kush e vrau presidentin e SHBA-së, John F. Kennedy

Vendi ka caktuar tashmë një datë zgjedhjesh për një kryeministër të ri - këta janë liderët e partive kryesore të Kanadasë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

“Mendoja që po flisja me psikologun” - Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother