LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti me katër viktima në Fushë Krujë, dëshmia e shoferit: Harrova të ndez sinjalet e betonieres

Aksidenti me katër viktima në Fushë Krujë, dëshmia e shoferit: Harrova të ndez sinjalet e betonieres

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që ndodhi mesnatën e së mërkurës në rrugën Vorë-Fushë Krujë, ku humbën jetën katër të rinj pas përplasjes së automjetit të tyre me një betoniere.

Sipas hetimeve paraprake, automjeti tip Mercedes-Benz, me të cilin udhëtonin vëllezërit Enejd dhe Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi, nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës, fillimisht kreu një parakalim të dy kamionëve përpara se të përplasej me betonieren e ndalur në rrugë. Pas përplasjes, makina shpërtheu në flakë, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, ka deklaruar për policinë se automjeti i tij ishte ndalur në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Ai ka pranuar se ka provuar dy herë ta ndizte, por pasi dështoi, u largua për të marrë naftë në një karburant aty pranë. Në dëshminë e tij, ai ka pranuar se ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës, duke e lënë atë të ekspozuar në rrugë pa sinjalizim.


Sipas ekspertizës, automjeti i të rinjve lëvizte me rreth 140 km/h, një shpejtësi e lartë për segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti. Të rinjtë sapo ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit, ku kishin pritur Enejd Laçin, vëlllanë e Erildit, i cili ishte kthyer nga Gjermania.

Policia ka vënë në pranga shoferin e betonieres Aleksandër Krrashi, si dhe menaxherin e firmës së prodhimit të betonit, Danjel Koxha. Ndërkohë, është shpallur në kërkim pronari i kompanisë, i cili dyshohet se kishte lejuar operimin e automjeteve të firmës pa kontrollet e nevojshme teknike dhe të sigurisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Lajme
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Siguri
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?

Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?

Lajme
Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Siguri
Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Lajme
Kalo në kategori