LAJMI I FUNDIT:

Calhanoglu i thotë yllit të Real Madridit të bashkohet me Interin

Calhanoglu i thotë yllit të Real Madridit të bashkohet me Interin

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu shpreson se bashkëkombësi i tij, Arda Guler, do t’i bashkohet Nerazzurrëve gjatë verës.

Agjentët e Guler thuhet se kanë zhvilluar bisedime ‘pozitive’ me gjigantët e Serie A, Interin, dhe mesfushori Calhanoglu nxiti spekulimet e transferimeve mbrëmë pas fitores 3-1 të Turqisë kundër Hungarisë.

“Arda Guler është një lojtar shumë i rëndësishëm, një vëlla për të cilin më intereson shumë”, ka thënë fillimisht Calhanoglu.


Interi mban bisedime pozitive me Arda Gulerin
Lexo po ashtu Interi mban bisedime pozitive me Arda Gulerin

“Do të doja që ai të vinte dhe të luante me ne në Inter. Këshilla ime është që ai të shkojë atje ku merr më shumë kohë, ai e meriton atë”.

“Të gjithë duan lojtarë cilësorë. Unë nuk e di se si po shkojnë gjërat për të në Real Madrid, kështu që nuk dua të përfshihem shumë. Shpresoj që ai të luajë më shumë sepse e meriton”, përfundoi turku.

Interi pritet të nënshkruajë të paktën një sulmues të ri në afatin kalimtar të verës 2025, duke i dhënë Simone Inzaghit rezerva cilësore për Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.

Santiago Castro i Bolognës dhe Nico Paz i Como janë lidhur gjithashtu me një lëvizje gjatë verës në Stadio Giuseppe Meazza. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick ndëshkon lojtarin e Barcelonës teksa dalin detaje shqetësuese

Hansi Flick ndëshkon lojtarin e Barcelonës teksa dalin detaje shqetësuese

La Liga
UEFA nis hetimet ndaj Real Madridit, pasi u publikua deklarata zyrtare

UEFA nis hetimet ndaj Real Madridit, pasi u publikua deklarata zyrtare

Liga e Kampionëve
Zbulohet gjendja aktuale e Schumacher: Gazetari i afërt me familjen zbulon detaje zemërthyese, kjo nuk dihej deri më tani

Zbulohet gjendja aktuale e Schumacher: Gazetari i afërt me familjen zbulon detaje zemërthyese, kjo nuk dihej deri më tani

Formula 1
Tudor nuk bën gabimin e njëjtë si Motta, zgjedh menjëherë kapitenin e Juventusit

Tudor nuk bën gabimin e njëjtë si Motta, zgjedh menjëherë kapitenin e Juventusit

Serie A
Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Ndërkombëtare
“Liverpooli nuk do të ketë para për t'i zëvendësuar”, legjenda angleze paralajmëron një sfidë të madhe nëse largohen tre yjet

“Liverpooli nuk do të ketë para për t'i zëvendësuar”, legjenda angleze paralajmëron një sfidë të madhe nëse largohen tre yjet

Premier League
Kalo në kategori