LAJMI I FUNDIT:

Çifti pensionist kërkon që kulla 42 milionë euroshe në Londër të shembet sepse i pengon të lexojnë

Çifti pensionist kërkon që kulla 42 milionë euroshe në Londër të shembet sepse i pengon të lexojnë

Një çift që zotëron një apartament prej 1 milion funtesh (rreth 1.2 milion euro) në South Bank të Londrës është i pakënaqur me një bllok pranë tyre.

Kjo për faktin se blloku masiv 17-katësh zyrash po bllokon dritën që të hyjë në banesën e tyre duke i penguar ata të lexojnë, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Stephen dhe Jennifer Powell, të cilët jetojnë në katin e gjashtë të bllokut të tyre të apartamenteve dhe janë në pension, mendojnë se çështja është aq e keqe sa duan të rrëzohet kulla Arbor prej 35 milionë funtesh (rreth 42 milionë euro).


Dyshja së bashku me fqinjin e tyre Kevin Cooper duan një urdhër kundër zhvilluesit të kullës, Ludgate House Ltd, sepse ata besojnë se kjo po bllokon ‘të drejtën e tyre për dritë’.

Por avokatët e zhvilluesit thanë se mënyra më e mirë për të zgjidhur çështjen është që çifti të ndezë dritën.

Zoti dhe zonja Powell kanë jetuar në apartamentin e tyre që nga viti 2002, ndërsa z. Cooper u zhvendos në të tijin në vitin 2021. Kulla Arbor u ndërtua në vitin 2019. /Telegrafi/