Shqipëria mund të përfitojë para në formën e huave, për të blerë armatime, si pjesë e planit të ri të Bashkimit Evropian për të fuqizuar mbrojtjen.
Sipas një raportimi në “Politico”, pjesë e vendeve përfituese të fondit të përbashkët prej 150 miliardë eurosh do të jenë edhe vendet kandidate në Bashkimin Evropian.
Nga huat do të përfitojnë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe shtete të tjerë kandidate në BE dhe që kanë nënshkruar marrëveshje partneriteti për sigurinë me unionin. Që prej janarit të këtij viti BE ka nënshkruar marrëveshje partneriteti për sigurinë me Shqipërinë, Norvegjinë, Moldavinë, Korenë e Jugut, Japoninë dhe Maqedoninë e Veriut.
Mundësia mbetet e hapur edhe për Turqinë dhe Serbinë, si shtete kandidate, raporton “Politico”.
Fondi i ndarë për armatime është pjesë e planit 800 miliardë eurosh të BE-së për të rritur sigurinë përballë kërcënimit rus dhe sinjaleve për tërheqje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Be gjithashtu ka vendosur se prodhuesit amerikanë dhe britanikë të armëve, këta të fundit ndoshta përkohësisht, të përjashtohen nga lista e blerësve të mundshëm.
“Duhet të blejmë më shumë nga kompanitë evropiane. Kjo do të thotë forcim i bazës industriale dhe teknologjike të mbrojtjes evropiane,” deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kur shpalli programin Readiness 2030. “Duhet të shohim jo vetëm Rusinë si një kërcënim, por edhe zhvillimet globale gjeopolitike dhe vendimet strategjike të Shteteve të Bashkuara”, tha Komisioneri Evropian i Mbrojtjes, Andrius Kubilius.
Në vitet e fundit, rreth dy të tretat e porosive të prokurimeve të BE-së kanë shkuar për kompani amerikane të mbrojtjes.
Komisioni paraqiti propozimin e tij afatgjatë për politikën e mbrojtjes, të njohur si një dokument i bardhë. Gjithashtu, ai propozoi një sërë masash ligjore për të lehtësuar shpenzimet ushtarake dhe për të krijuar një treg të integruar të mbrojtjes.
“Nuk po e bëjmë këtë për të shkuar në luftë, por për t’u përgatitur për më të keqen dhe për të mbrojtur paqen në Evropë”, tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Kaja Kallas.
Kërcënimi nga Rusia është faktori kryesor që po shtyn Evropën të forcojë industrinë e saj ushtarake.
Por edhe ndryshimet në politikën amerikane nën administratën e presidentit Donald Trump po e detyrojnë BE-në të lëvizë shpejt.
Rreziku i mbështetjes së tepruar te SHBA-ja u bë i dukshëm kur Trump vendosi papritur të ndalonte dërgesat e armëve dhe ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Drejtori i inteligjencës finlandeze vizitoi Kosovën: Diskutohet situata aktuale e sigurisë në rajon

Hoxha: Shumica e subjekteve nuk kanë dëshirë që të ketë edhe një palë zgjedhje

Gjorgjievski: Të gjitha shkollat, kopshtet, institucionet publike, qendrat kulturore dhe sallat sportive janë të sigurta

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Gjykata Speciale vendos kushte të reja për Hajredin Kuçin

Vrasja e dyfishtë në Stanovc të Vushtrrisë, detaje të reja

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Tri vrasje brenda 24 orëve në Kosovë, Morina: Institucionet duhet të veprojnë urgjentisht

Pushohen hetimet ndaj rreshterit të Policisë së Kosovës, Koci: E vërteta doli në shesh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

“Mendoja që po flisja me psikologun” - Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother