LAJMI I FUNDIT:

Tri vrasje brenda 24 orëve në Kosovë, Morina: Institucionet duhet të veprojnë urgjentisht

Tri vrasje brenda 24 orëve në Kosovë, Morina: Institucionet duhet të veprojnë urgjentisht

Pa u bërë 24 orë, në Kosovë ka ndodhur tri vrasje tragjike. Fillimisht një 19-vjeçar e ka vrarë me armë zjarri në bashkëmoshatar të tij në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri. Ndërsa në orët e mesditës, të së hënës u raportua se ka mbetur e vdekur një grua dhe një burrë ka kryer vetëvrasje në Stanoc të Vushtrrisë.

Refki Morina, ish-nënkolonel policor tha se fakti që kanë ndodhur tri vdekje tragjike nga vrasjet është shqetësuese dhe duhet të jetë edhe shqetësim për “institucionet e rendit dhe ligjit”.

Morina tha se disa nga mënyrat e minimizimit të ngjarjeve të tilla tragjike duhet të jetë edhe fuqizimi i madh i dënimeve dhe sanksioneve ndaj kryerësve të veprave penale të tilla.


“Shqetësuese tri vrasjet e fundit. Dhe duhet të jetë edhe shqetësim për  opinionin dhe institucionet e vendit. Institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për minimizimin e veprave të tilla, sidomos vrasjeve. Pasi që kemi të bëjmë me humbjen e jetës së njeriut”.

Ai thotë se për minimizimin e veprave penale, është mirë të kemi patrullime të Policisë së Kosovës kudo, në çdo hapësirë pasi që personat që mbartin armë me vete ilegale të jenë të pasigurtë.

“Duhet edhe tek edukimi i gjeneratave të reja, sidomos dëmet që i shkakton arma. Gjithashtu vazhdimisht institucionet gjyqësore të fuqizojnë dënimet dhe sanksionet për kryerësin e këtyre veprave penale. Duhet përfshirje e institucioneve gjyqësore, policies, gjykatave por edhe institucioneve edukatore për investimin tek gjeneratat e reja, pasi mbartja e armëve është e rrezikshme”, tha Morina.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Politikë
Nga buka te kafja, çmimet

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Lajme
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori