LAJMI I FUNDIT:

Stojanovski: Gjendja e të lënduarve në SPQ “8 Shtatori” është stabile, plagët nga zjarri duhet ndadalë të shërohen

Stojanovski: Gjendja e të lënduarve në SPQ “8 Shtatori” është stabile, plagët nga zjarri duhet ndadalë të shërohen

Gjendja e pacientëve të lënduar nga zjarri në klubin “Puls” në Koçan të hospitalizuar në SPQ “8 Shtatori” në Shkup është stabile për nga parametrat vital. Së bashku me ekipe nga qendra të specializuara jashtë vendit, kryhen operacione për të hequr indet e vdekura të shkaktuara nga djegiet dhe për t’u dhënë hapësirë ​​plagëve që ngadalë të fillojnë të shërohen, informoi drejtori i SPQ “8 Shtatori”, Sinisha Stojanovski.

Në konferencën e sotme për media në Qeveri, ai potencoi se mëngjesin e sotëm janë trajtuar 15 pacientë, ndërsa planifikohet që gjatë ditë ndërhyrje të tilla të kryhen edhe tek tre pacientë.

“Në këto pak ditë jo vetëm që është monitoruar përkeqësimi potencial i pacientëve, por u desh të intervenohet edhe në dëmtimet e atyre pacientëve të cilët nuk ishin në gjendje kritike në fazën e parë, dhe as në gjendje të rrezikshme për jetën. Proceset e triazhit dhe monitorimit të pacientëve janë duke u zhvilluar paralelisht. Plagët duhet të fashohen vazhdimisht dhe indet e vdekura duhet të hiqen për të lënë hapësirë ​​që plaga të fillojë ngadalë të shërohet. Pikërisht në këtë drejtim janë dhe ndërhyrjet operative”, tha Stojanovski.


Ndërhyrjet, siç tha ai, kryhen si rezultat i ekstenzitetit, gjegjësisht përmasave të përqindjes së trupit e cila është e prekur nga djegiet, ndërsa jo sepse janë në gjendje të rrezikshme për jetën.

Në trend Lajme

Më shumë

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Lajme
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

Politikë
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori