LAJMI I FUNDIT:

Vazhdimi i grusht-shtetit në Bosnje: Ligjet e reja për policinë kufitare të Republikës Serbe

Vazhdimi i grusht-shtetit në Bosnje: Ligjet e reja për policinë kufitare të Republikës Serbe

Grupi i punës i formuar pas takimit të udhëheqësisë së entitetit të Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës ka përfunduar punën dhe propozimet e ligjeve janë dërguar në Qeverinë e RS-së, e cila i përcakton ato dhe ia dërgon për miratim Kuvendit të Republikës së Serbe.

Presidenti i RS-së, Milorad Dodik, ka thënë më parë se nga viti 1996 deri në vitin 2000, kontrollin e kufijve e ushtronte policia e entitetit, por më 13 janar 2000, ish-dërguari i Posaçëm, Wolfgang Petritsch mori një vendim për të krijuar Shërbimin e Kufirit të Shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai mendon se gjithçka është në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe Aneksin 2, shkruan klix.ba.


“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj
Lexo po ashtu “Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), Darko Çulum, vendosi që të tërhiqet nga kjo pozitë në përputhje me ligjet që janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Serbe.

Qeveria e RS-së ka miratuar një rregullore sipas të cilës të gjithë punonjësit e katër institucioneve shtetërore nga RS-ja duhet të tërhiqen deri të mërkurën nëse duan të kalojnë, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, janë paralajmëruar ndëshkime.

Ndryshe, separatisti Milorad Dodik ka paralajmërua masa të tjera që do të merren në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Turqia
Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

Evropa
Daçiq konfirmon se Serbia ka armë sonike ‘që shkakton panik’ - ajo ishte përdorur gjatë protestave të studentëve

Daçiq konfirmon se Serbia ka armë sonike ‘që shkakton panik’ - ajo ishte përdorur gjatë protestave të studentëve

Serbia
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Imamoglu me video-adresim për arrestimin e tij: Jemi përballë një dhune të madhe

Imamoglu me video-adresim për arrestimin e tij: Jemi përballë një dhune të madhe

Turqia
Ushtria amerikane ka një raketë të re misterioze, po e përdorin nga një automjet që bëri ‘emër’ në Ukrainë

Ushtria amerikane ka një raketë të re misterioze, po e përdorin nga një automjet që bëri ‘emër’ në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori