LAJMI I FUNDIT:
Peja -2° partlycloudy_night

Punime në sistemin e ujësjellësit në Pejë, pa ndërprerje të furnizimit

Punime në sistemin e ujësjellësit në Pejë, pa ndërprerje të furnizimit
Punimet në gypa ne disa fshatra të Pejës/ Foto nga KRU Hidrodrini, facebook

Ekipet e terrenit nga Sektori i Ujësjellësit të KRU “Hidrodrini” – Qendra në Pejë kanë realizuar gjatë së hënës punime të domosdoshme në sistemin e furnizimit me ujë në disa lokacione të qytetit, pa shkaktuar ndërprerje të furnizimit për konsumatorët.

Sipas njoftimit zyrtar, riparimet janë kryer në rrugët “Sylë Mehmeti”, “Marie Shllaku”, “Sadri Kelmendi”, “Zhukë Haxhia”, “Madeleine Albright”, “Eqrem Çabej”, “Zhujë Selmani” dhe “Nëna Terezë”. Këto ndërhyrje synojnë reduktimin e humbjeve dhe përmirësimin e sasisë së ujit të disponueshëm për qytetarët.

Nga kompania apeluan për përdorim të kujdesshëm dhe racional të ujit, duke rikujtuar rëndësinë e pagesës së shërbimeve për një furnizim të qëndrueshëm.


“Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht,” thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.