LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti në pjesën e parë të ditës parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar. Pas orëve të mesditës në zonën e veriut dhe qendër mot kryesisht i kthjellët ndërsa në zonën e jugut mot me kthjellime e vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 4-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 14-24 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 2 në 15 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Lajme
Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori