LAJMI I FUNDIT:

Tre vdekje nga overdoza në Shqipëri gjatë vitit 2024, Tahiri: Po ulet mosha e përdoruesve të drogës

Tre vdekje nga overdoza në Shqipëri gjatë vitit 2024, Tahiri: Po ulet mosha e përdoruesve të drogës

Andrin Tahiri, shefi i toksikologjisë në spitalin “Nënë Tereza”, tha se fenomeni drogë po bëhet pjesë e kulturës së adoleshentëve.

Ai tha se ka një tendencë për ulje të moshës, ndërsa shtoi se tashmë ka fëmijë 13-14 vjeç kanë kuriozitet për të provuar lëndë narkotike.

“Ka tendencë të ulje të moshës. nuk është trend, por ka një tendencë. Sidomos për marijuanën se është më e lirë. Ka mosha 13-14-15, po tenton të ulet.


Një ndër thirrjet që do bëja është mos tentoni të provoni e të eksperimentoni me drogat në vegjëli. dëmet janë të pallogaritshme. Dëme me humbje të kujtesës. Ul koeficientin e inteligjencës. Ndikon drejtpërdrejtë në mënyrën e të arsyetuarit. Shkon deri në skizofreni”, tha Tahiri.

I pyetur nëse ka pasur raste të overdozave, Tahiri tha:

“Patjetër që ka, por nuk kemi pasur shumë raste të overdozave me fatalitet. vitin që shkoi kemi pasur 2-3 raste. Trendi i moshës është 16-40 vjeç. Ka pacientë që janë në karrierë në përdorimin dhe abuzimin me drogat”.