LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Politikës Sociale aktivizon ekipe profesionale për ndërhyrje në krizë dhe mbështetje psikosociale për familjet e të prekurve në Koçan

Ministria e Politikës Sociale aktivizon ekipe profesionale për ndërhyrje në krizë dhe mbështetje psikosociale për familjet e të prekurve në Koçan

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në bashkëpunim me Qendrat Ndërkomunale për Punë Sociale në Koçan dhe Shtip, ka ndërmarrë masa për të ofruar mbështetje për familjet e prekura nga tragjedia që ndodhi herët në mëngjes në diskotekën e Koçanit.

Si përgjigje ndaj kësaj tragjedie, janë vënë në dispozicion ekipe profesionale për ndërhyrje në krizë, ndihmë dhe mbështetje psikosociale për familjet e të ndjerëve dhe të lënduarve.

Këto ekipe, të përbëra nga psikologë, punonjës socialë dhe profesionistë të tjerë, janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje të menjëhershme dhe afatgjatë për të gjithë ata që po përballen me dhimbjen dhe pasojat e këtij rasti të rëndë.


Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë psikosociale mund të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit:

Koçan: 071/246 377
Shtip: 076/475 050
Probishtip: 077/615 910

“Ministria mbetet e përkushtuar për të siguruar mbështetjen e nevojshme për familjet e prekura dhe komunitetin. Në këtë moment të vështirë, u bëjmë thirrje të gjithë personave të prekur që të shfrytëzojnë ndihmën e ofruar, ndërsa institucionet, vetëqeverisjet lokale dhe sektori civil të vazhdojnë me përpjekje të koordinuara për t’u përballuar me pasojat e kësaj tragjedie. Shprehim ngushëllime të thella për familjet dhe të afërmit e viktimave, me shpresë që të lënduarit të shërohen sa më shpejt. Ministria do të vazhdojë të ndjekë situatën dhe të ndërmarrë masa adekuate për mbështetje”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Lajme
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Lajme
Rama: Baba iku krenar, Hashim

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Lajme
Kalo në kategori