LAJMI I FUNDIT:

Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare: Premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time

Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare: Premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time

Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare është Joan Pelushi.

Momenti i shpalljes së kryepeshkopit është pritur me lot dhe emocion, ndërsa më 29 mars bëhet zyrtarizimi me një shërbesën e veçantë, fronëzimin.

“Me përulësi, duke iu bindur vullnetit hyjnor pranoj këtë shërbim të lartë dhe premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time. Do respektoj traditën e shenjtë dhe do përpiqem me forcë të mbroj të drejtat e kishës, i vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësi, i lutem Krisht themeluesit të kishës të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë mision. Me dorën time e nënshkruaj këtë zotim. Lutem që Perëndia ta mbrojë gjithmonë Kishën tonë”, tha Imzot Joani.


Sinodi i Shenjtë zgjodhi Metropolitin e Korçës për të zëvendësuar Anastas Janullatos, i cili e mbajti këtë post për 33 vite.

Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në një spital në Athinë.

Ai mbylli sytë përgjithmonë si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve, ndërsa ndodhej prej javësh nën kujdesin e mjekëve në spital.

Joan Pelushi ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara.

Ai është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën “Master of Divinity”.

Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Fan Nolit.

Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Rama: Baba iku krenar, Hashim

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Lajme
Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Lajme
Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Lajme
Kalo në kategori