LAJMI I FUNDIT:

Prokurori Kocevski: Po kryhet ekspertizë për zjarrin në Koçan, disa persona po merren në pyetje

Prokurori Kocevski: Po kryhet ekspertizë për zjarrin në Koçan, disa persona po merren në pyetje

I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të atyre që humbën jetën në zjarr. Mund t’u garantoj se Prokuroria do të bëjë hetim të shpejtë, do të angazhojmë ekspertë nga të gjitha fushat, që të shohim edhe shkaqet edhe përgjegjësinë”, tha prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski, i cili ndodhet në Koçan, ku nga zjarri në një diskotekë mbrëmë kanë vdekur mbi 50 persona dhe 148 janë lënduar.

Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, arsyet ende nuk janë përcaktuar”, tha Kocevski.

Në pyetjen e një gazetari se ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkoski ka thënë se zjarri është shkaktuar nga mjetet piroteknike, Kocevski tha se konstatimet fillestare kanë qenë të tilla, por për momentin nuk mund të thotë asgjë më shumë sepse po bëhet kontroll në vend.


“Aktualisht ende janë duke u lëshuar urdhra për mbledhjen e provave dhe ekspertizën”, shtoi ai.

Kocevski nuk tha se me cilin nen të Kodit Penal do të ndiqen penalisht personat e intervistuar.

“Pesë prokurorë publikë janë duke punuar në këtë rast, por Prokuroria Publike do të përfshihet me kapacitet të plotë”, tha ai.

Prokurori i shtetit nuk ka mundur të konfirmojë nëse informacioni se në momentin e zjarrit ka pasur 1500 deri në 1700 persona në diskotekë.

“Do të kemi informacionin fillestar pasi të përfundojë hetimi, të mblidhen provat dhe të merren në pyetje personat. Shqyrtimi nuk ka afat dhe do të zgjasë derisa të përfundojë”, tha Kocevski.

Ai shtoi se aktualisht disa persona janë ftuar për intervista dhe po merren në pyetje. Janë marrë masa për parandalimin e arratisjes së tyre.

Kocevski po ashtu tha se nuk e di numrin e të arrestuarve, sepse aktualisht po mbahen në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Në trend Lajme

Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Lajme
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Lajme
Rama: Baba iku krenar, Hashim

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Lajme
Kalo në kategori