LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Koçan, Serafimova: Disa persona të vdekur nuk kanë pasur letërnjoftime me vete, presim familjarët t’i identifikojnë trupat

Tragjedia në Koçan, Serafimova: Disa persona të vdekur nuk kanë pasur letërnjoftime me vete, presim familjarët t’i identifikojnë trupat

Drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova është deklaruar për media pas tragjedisë së ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në diskotekën e Koçanit.

Ajo tha se rreth 70 pacientë janë sjellë mënjeherë për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa në mesin e tyre ka pasur dhe persona të vdekur.

“Rreth 70 pacientë janë sjellë menjëherë në spital, ndërsa në mesin e tyre ka pasur dhe të tillë që veçse më kishin ndërruar jetë. Ne si spital, si ekipe mjekësore jemi mobilizuar që të gjithë për të ju dalë në ndihmë dhe kemi kryer mjekimin e nevojshëm, ndaj nga 20 pacientë sa aktualisht i kemi këtu, janë në gjendje më stabile, teksa rastet më të rënda janë nisur për në Shkup dhe Shtip”, tha drejtoresha Serafimova.


Ajo shtoi se disa nga personat e vdekur nuk kanë pasur letërnjoftime me vete, ndaj tashmë presin familjarët e të ndjerëve që të identifikojnë trupat.

“Ka pasur persona nga mosha 14 deri në 24 ose 25 vjeç. Tek disa persona të vdekur ka pasur letërnjoftime, me ç’rast janë identifikuar më lehtë, mirëpo tek disa nuk ka, ndaj presim familjarët e tyre që të identifikojnë trupat”, tha Serafimova.

Kujtojmë se nga kjo tragjedi 51 persona kanë humbur jetën, teksa pronarët e diskotekës janë privuar nga liria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Drejtësi
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Lajme
Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës

Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës "Pulse"

Lajme
Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori