“Fokusi duhet të jetë te zbatimi i reformave dhe përshpejtimi i të gjithë reformave të tjera në veçanti ajo në drejtësi, sepse është gurthemeli i procesit të integrimit evropian”.
Këtë mesazh përcolli komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerimin, Marta Kos, në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Sipas saj integrimi evropian është projekt i gjithë shoqërisë shqiptare dhe i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mbështesin projektin e integrimit evropian.
“Ecuria për grup kapitullin themelor është i rëndësishëm se me atë u hapën e mbyllën negociatat. Ne jemi të fokusuar drejt objektivave se e dinë çfarë duhet për të sjellë rezultate. Vetë publiku e qytetarët shqiptarë do ta mbështesin këtë punë që po bëjmë. I rëndësishëm që integrimi të jetë projekt i gjithë shoqërisë shqiptare. Të përfshihet çdo qytet fshat e rajon dhe qytetarët të kuptojnë. Do të fillojmë një fushatë komunikimi për të treguar pse Shqipëria do të bëhet shtet anëtar dhe çfarë vlere të shtuar do t’i sjellë Shqipëria BE-së. Do bëjmë një sondazh dhe në bazë të gjetjeve do të ndërtojmë një fushatë. Angazhimi im do të jetë bashkëpunimi me shtetet anëtare. Thirrja ime për të vepruar eshë për median që na ndihmoni që Shqipëria të njihet e vlerësohet më shumë në shtetet anëtare, se kjo do ta bëjë vendimmarrjen shumë më të lehtë”.
“Ju e meritoni të bëheni pjesë e BE-së. Me ju Evropa do të bëhet më e fortë”. Kështu u shpreh komisionerja e Bashkimit Europian për zgjerimin Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e saj, eurokomisionerja theksoi se vendi ynë është një ishull stabiliteti dhe një kampion i bashkëpunim rajonal.
“Vendi juaj ka ecur shumë mirë drejt BE. Gjeopolitika na tregon që gjithçka mund të jetë e mundur dhe rrugëtimi juaj drejt BE-së është i sigurt dhe i vërtetë. Më pëlqen që takohem me ju dhe kryenegociatoren dhe shoh që jeni kaq pasionantë për vendin tuaj dhe BE. Erdha për t’ju treguar mbështetjen tuaj të plotë për objektivat tuaj. Ne po ecim në rrugën e duhur, në udhë të mbarë se janë hapur grup-kapitujt 2-3 dhe të tjerë dhe nuk bëhet fjalë për hapjen e këtyre grup kapitujve, por edhe mbylljen e tyre. Me shumë dëshirë duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE ju e meritoni. Me ju Europa nuk do jetë më e madhe por do të jetë më e fortë. Jeni ishull stabiliteti. Keni marrëdhënie të mira të fqinjësisë së mirë në rajon. Jeni kampion për bashkëpunim rajonal”.
Sipas saj sot ratifikohen dy marrëveshje që do t’i hapin dhënies së 1 miliard eurove Shqipërisë në formën e huave dhe granteve.
“Jeni të harmonizuara me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE. Sot do të kemi ratifikimin e 2 marrëveshjeve në mënyrë që ne t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro një pjesë në hua, një pjesë në grante për të kryer reformat e nevojshme dhe që ju të bëheni gati për të qenë shtet anëtar. Më ka lënë mbresa mikpritja dhe mirësia juaj. Mënyra si keni pritur kolegjin e Europës. PE ka vendosur të hapë zyrën rajonale në Tiranë. Keni qenë të suksesshëm. Fokusi te zbatimi dhe përshpejtimi i reformave”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës