Prokuroria kërkon paraburgim për pesë persona të përfshirë në aksionin e djeshëm për furnizime të dyshimta të mazutit

Për pesë persona të përfshirë në aksionin e djeshëm për furnizime të dyshimta të mazutit kërkohet paraburgim, ndërsa për njërin prej tyre masa do të zbatohej pas gjetjes së tij. Për të dyshuarit e tjerë janë propozuar masa për sigurimin e pranisë.
“Duke marrë parasysh rrethanat dhe peshën e veprës penale të kryer, prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i propozoi gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup që pesë personave t’i shqiptohet masa e paraburgimit, prej të cilëve një personi masa të zbatohet pas gjetjes së tij. Një person i dyshuar në rastin ‘Aditiv’ tashmë është në paraburgim, ndërsa për të dyshuarit e tjerë janë propozuar masa për sigurimin e prezencës”, thuhet në informacionin e Prokurorisë të publikuar pasditen e sotme.
Pas procedurës parahetimore disa mujore në një lëndë e cila në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është formuar me nismë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, gjatë ditës së djeshme dhe sot ishte zbatuar aksion në shumë lokacione në Shkup, Veles dhe Kërçovë në të cilin janë arrestuar 11 persona.
Nga Prokuroria sqarojnë se prokurori publik duke vepruar sipas padisë penale të parashtruar nga MPB sot ka marrë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 13 personave fizikë dhe një personi juridik.
“Ekziston dyshimi se dhjetë persona si autorë apo bashkëpunëtorë kanë kryer veprën e Keqpërdorimit të procedurës së thirrjes publike, dhënies së kontratës për furnizim publik ose partneritetit publiko-privat. Dy të dyshuar dhe personi juridik, përveç veprës penale të Keqpërdorimit të procedurës së tenderit publik, dhënie të kontratës së furnizimit publik ose partneritetit publik privat, akuzohen edhe për kryerjen e veprës penale Pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera të veprës penale, ndërsa një person dyshohet për veprën penale Pastrim të Parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale. Në periudhën 2021-2023, dy të dyshuar, në cilësinë e themeluesve dhe drejtuesve të personit juridik me përgjegjësi penale, me vetëdije kanë shkelur rregulloren për procedurën për shpalljen e thirrjes publike për blerjen e naftës për nevojat e TEC Negotinë, kanë dorëzuar dokumentacion të rremë. Me qëllim të keqpërdorin kontratën, nuk i kanë përmbushur obligimet dhe kanë shkelur rregullat, duke realizuar përfitime të mëdha për personin juridik penalisht përgjegjës dhe në dëm të buxhetit të shtetit në vlerë të përgjithshme prej 10.304.324.094 denarë ose rreth 167.549.985 euro”, thonë nga Prokuroria.
Në qëllimin me paramendim u kanë ndihmuar të punësuar në SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut – Shkup, të cilët gjendeshin në pozita të larta nga drejtori i përgjithshëm dhe drejtorë të sektorëve deri te kryetarë dhe anëtarë të komisioneve lidhur me furnizime publike, duke zbatuar procedura për furnizim publik të mazutit në kundërshtim me Udhëzimin për mënyrën e zbatimit të furnizimeve publike në SHA EMV me çka i kanë ndihmuar që të lidhen marrëveshje për furnizim publik dhe dërgesë të mazutit deri më 24.02.2023.
“Mjetet në të holla që të dyshuarit i kanë siguruar me veprën penale, të cilat paraqesin dobi pasurore të përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga procedurë e zhvilluar pas thirrjes publike të SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut – Shkup, janë vënë në qarkullim, janë ndryshuar dhe transferuar te një person tjetër në periudhën nga dhjetori 2021 deri në prill 2023 me qëllim të fshehjes së burimit të origjinës. Me një pjesë të mjeteve, ata kanë blerë dy automjete Mercedes Benz, një pjesë i kanë transferuar në llogaritë e tyre në banka të ndryshme dhe më pas kanë tërhequr paratë në para të gatshme. Në të njëjtën kohë, në bazë të marrëveshjes për ndërmjetësim dhe aneksit të marrëveshjes, të lidhur në mes të personit të dyshuar juridik dhe pronarit të dyshuar të personit juridik me të njëjtën veprimtari, në dy raste janë transferuar mjete në vlerë të përgjithshme prej 72.000.000,00 denarë për gjoja kryerjen e punëve në përputhje me marrëveshjen, që paraqesin vetëm një transaksion për kryerjen e transaksionit në përputhje me marrëveshjen. I dyshuari, në dijeni të origjinës së tyre, fondet e marra në këtë mënyrë ia ka transferuar personit të tij juridik në bazë të ‘huasë’ për të fshehur vendndodhjen e tyre”, sqarojnë nga Prokuroria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë “sport i rëndë” për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Mickoski: Kanë helmuar qytetarët me mazut kancerogjen për të fituar pasuri mbi qindra milionë euro, kushdo që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi

Dyshohet se u përfshi në vjedhjen e dy veturave dhe gjësendeve të tjera në Mitrovicë, arrestohet një person

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët